Mustafa reagon ndaj deklaratës së Deharit: Deputetët s’bën me i pyet

July 6, 2025
1 minut lexim

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka reaguar ndaj deklarimit të kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari.

Dehari përmes një postimi në Facebook tha se “do të ishte shkelje kushtetuese nëse do të pyeteshin deputetët se a jeni për votim të fshehtë apo jo”, transmeton kp.

“Do të ishte shkelje kushtetuese nëse do të pyeteshin deputetët se a jeni për votim të fshehtë apo jo” paska thënë Dehari. Ndërsa vendimi i tij, pa pyet askend, për të ndryshuar mënyrën e votimit, qenka kushtetues. Pra, sipas tij, deputetët s’bën me i pyet, ata veq duhet me ulë kryet edhe me votu.Kjo është pra mendësia e tyre: Mshele gojën, voto qysh t’thojmë na, nuk pyetësh ti për kurrgjë”, ka shkruar Mustafa.

Kujtojmë se seanca konstituive vazhdon nesër nga ora 11:00.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Dejan Saviçeviqi pëson edhe një goditje tjetër nga shteti malazez

Të fundit nga

ShkoLartë