mustafa reagon ndaj deklarates se deharit deputetet sben me i pyet 686aed07878a6

Mustafa reagon ndaj deklaratës së Deharit: Deputetët s’bën me i pyet

July 6, 2025
1 minut lexim

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka reaguar ndaj deklarimit të kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari.

Dehari përmes një postimi në Facebook tha se “do të ishte shkelje kushtetuese nëse do të pyeteshin deputetët se a jeni për votim të fshehtë apo jo”, transmeton kp.

“Do të ishte shkelje kushtetuese nëse do të pyeteshin deputetët se a jeni për votim të fshehtë apo jo” paska thënë Dehari. Ndërsa vendimi i tij, pa pyet askend, për të ndryshuar mënyrën e votimit, qenka kushtetues. Pra, sipas tij, deputetët s’bën me i pyet, ata veq duhet me ulë kryet edhe me votu.Kjo është pra mendësia e tyre: Mshele gojën, voto qysh t’thojmë na, nuk pyetësh ti për kurrgjë”, ka shkruar Mustafa.

Kujtojmë se seanca konstituive vazhdon nesër nga ora 11:00.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dejan saviceviqi peson edhe nje goditje tjeter nga shteti malazez 686aed03a3279
Lajmi i mëparshëm

Dejan Saviçeviqi pëson edhe një goditje tjetër nga shteti malazez

stuhi dhe rrebeshe shiu treni goditet nga rrufeja vonesa ne linjen milano bologna 686aee2fa434d
Lajmi i radhës

Stuhi dhe rrebeshe shiu/ Treni goditet nga rrufeja, vonesa në linjën Milano-Bologna

Të fundit nga

ShkoLartë