mustafa demanton ash ne nuk jam kuader partiak dhe nuk jam i emeruar nga ndonje subjekt politik 68bf4b334bd88

Mustafa demanton ASH-në: Nuk jam kuadër partiak dhe nuk jam i emëruar nga ndonjë subjekt politik!

September 8, 2025
1 minut lexim

Nehat Mustafa nga Fondi Pensional, në një reagim me shkrim, është drejtuar medieve, ku ka demantuar komunikatën e ASH-së “Skandaloze: Kuadri i VLEN-it, nënshkruan marrëveshje me Republikën Sërpska”.

Në demantin e tij, Mustafa, thotë se ai nuk është kuadër partiak dhe nuk është i emëruar nga ndonjë subjekt politik.

Ja dhe demanti i tij i plotë:

Lidhur me lajmin e publikuar në portalin tuaj me titull “SKANDALOZE: Kuadri i VLEN-it nënshkruan marrëveshje me Republikën Srpska”, ndjej obligim të sqaroj opinionin publik për disa çështje të rëndësishme:

Unë, Nehat Mustafa, nuk jam kuadër partiak dhe nuk jam i emëruar nga ndonjë subjekt politik. Nuk mbaj funksion të zgjedhur politikisht dhe as nuk përfaqësoj ndonjë parti. Pozita ime është Udhëheqës i Sektorit të Informatikës në Fondin për Sigurim Pensional, një vend pune administrativ dhe profesional, të cilin e ushtroj në bazë të përshkrimit të detyrave dhe përgjegjësive të punës, e jo në bazë të përkatësive politike.

Përdorimi i emrit dhe fotografisë sime në kontekst politik është i pasaktë dhe i padrejtë, pasi më paraqet në mënyrë të gabuar si pjesë e zhvillimeve dhe vendimeve politike, gjë që nuk përkon me realitetin. Ky trajtim më dëmton profesionalisht, cenon imazhin tim si administrator publik dhe më ka shkaktuar shqetësime edhe në rrethin familjar.

E ritheksoj se jam administrator publik, apolitik dhe profesionist, i cili kryen detyrat e veta në përputhje me ligjin dhe me përgjegjësitë që burojnë nga funksioni administrativ.

Prandaj, kërkoj me korrektësi që emri dhe fotografia ime të mos përdoren në kontekste politike dhe që ky demant të publikohet, në përputhje me ligjin dhe etikën gazetareske.

Me respekt,
Nehat Mustafa

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

izet mexhiti ne konak te familjes kovaqi cairi eshte diamant dhe ia vlen cdo dite perkushtimi per te 68bf4a96cd255
Lajmi i mëparshëm

Izet Mexhiti në konak të familjes Kovaqi: Çairi është diamant dhe ia VLEN çdo ditë përkushtimi për të

reagon shenjestra e atentatit ne shkoder erogen vaso nje mesazh per ata qe me lidhin emra dhe grupe 68bf4c946c481
Lajmi i radhës

Reagon shënjestra e atentatit në Shkodër, Erogen Vaso: Një mesazh për ata që më lidhin emra dhe grupe…

Të fundit nga

ShkoLartë