mustafa ademi thumbon bdi ne kur ishte koha te flisnit heshtet 688f73e6474a2

Mustafa Ademi thumbon BDI-në: Kur ishte koha të flisnit, heshtët

August 3, 2025
1 minut lexim

Ngjarja e mbrëmshme në Kumanovë, gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, ku u dëgjuan thirrje antishqiptare dhe raciste nga tribuna, ka nxitur reagime të ashpra në opinionin publik.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar me “indinjatë dhe revoltë të thellë” ndaj asaj që e cilëson si “ngjarje skandaloze” dhe “manifestim të nacionalizmit primitiv”.

Në kumtesën e partisë theksohet se në prani të funksionarëve më të lartë shtetëror u dëgjuan thirrje raciste.
Por reagimi i BDI-së është shoqëruar edhe me kritika për selektivitet dhe memorie të shkurtër institucionale. Redaktori i sportit në RTVM-2, Mustafa Ademi, ka rikujtuar disa episode të ngjashme nga e kaluara që sipas tij kanë kaluar pa asnjë reagim të tillë.

“Në vitin 2012 në Nish, në kampionatin evropian, ishin vetë hendbollistët e reprezentacionit që këndonin këngë ofenduese ndaj shqiptarëve jo tifozët. Ku ishin institucionet atëherë?”, shkruan Ademi në rrjetet sociale.

Ai përmendi edhe rastin e vitit 2019 në manifestimin e sportistit të vitit, ku u shfaq skandali i njohur si “lojtari me numër pesë”, si dhe dhjetëra skandale të tjera që nuk u ndaluan, nuk u hetuan dhe as u dënuan.

“E ju sot po reagoni, ndërsa dikur ose keni heshtur, ose s’keni parandaluar, s’keni as tentuar me parandalu!”, përfundon Ademi.

Reagime pas incidentit kanë dhënë edhe dy zëvendëskryeministrat shqiptarë, Izet Mexhiti dhe Arben Fetai, të cilët dënuan ngjarjen dhe u bënë thirrje tifozëve, autoriteteve sportive dhe institucioneve kompetente që të ndërmarrin masa të vendosura për të çrrënjosur gjuhën e urrejtjes në sport.

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

festivali sunny hill me fjale te medha per shawn mendes ai zoteroi naten 688f6fade6f01
Lajmi i mëparshëm

Festivali “Sunny Hill” me fjalë të mëdha për Shawn Mendes: Ai zotëroi natën

nga 1 gushti deri sot ne ora 10 permes pikes kufitare tabanoc ne maqedoni kane hyre 133 165 qytetare 688f73e9cfc9c
Lajmi i radhës

Nga 1 gushti deri sot në ora 10, përmes pikës kufitare “Tabanoc” në Maqedoni kanë hyrë 133.165 qytetarë

Të fundit nga

ShkoLartë