musliu deri ne oren 1200 plotesim ndryshimi i ligjti per specialen duhet te trajtohet ne te gjitha komisionet 6ac0b37415903

Musliu: Deri në orën 12:00 plotësim-ndryshimi I ligjti për Specialen duhet të trajtohet në të gjitha komisionet

October 3, 2026
1 minut lexim

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të përshpejtojë procedurat për shqyrtimin e ligjit, duke vendosur si afat orën 12:00.

Musliu ka deklaruar se deri në këtë orë, projektligji duhet të trajtohet në të gjitha komisionet përkatëse dhe të kalojë në lexim të parë.

“Tani duhet të fillojë numërimi mbrapsht për Kuvendin. Më së largu deri në orën 12:00, Kuvendi duhet ta trajtojë Ligjin në të gjitha komisionet përkatëse dhe ta kalojë në lexim të parë.”

Ajo ka bërë thirrje që procesi të mos zvarritet më tej, duke theksuar se, sipas saj, nuk ka më hapësirë për arsyetime apo kalkulime politike.

“Deri në orën 12:00 duhet të dihet nëse Kuvendi do ta kryejë përgjegjësinë e tij apo do ta mbajë peng këtë proces. Ora po ecën. Tash është radha e Kuvendit të veprojë”, ka thënë Musliu.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

me pak pritje ne kodren e diellit vendosen portat e reja per skanimin e biletave 6ac02c7476a8a
Lajmi i mëparshëm

Më pak pritje në Kodrën e Diellit, vendosen portat e reja për skanimin e biletave

vendosi bombe false ne nje karburant dhe kerkoi 50 mije euro arrestohet 21 vjecari ne diber 6ac0b3f652214
Lajmi i radhës

Vendosi “bombë” false në një karburant dhe kërkoi 50 mijë euro, arrestohet 21-vjeçari në Dibër

Të fundit nga

ShkoLartë