musa kushtetuesja nuk ka dhene sqarimet e duhura pyetja eshte cka ndodhe pas 30 ditesh 685f0fba2caee

Musa: Kushtetuesja nuk ka dhënë sqarimet e duhura, pyetja është çka ndodhë pas 30 ditësh?

June 27, 2025
1 minut lexim

Avokati Skender Musa, ka ngritur shqetësime lidhur me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për afatin 30-ditor në procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se vendimi nuk jep sqarime të plota dhe nuk ofron një zgjidhje të qartë për situatën e bllokuar politike.

Sipas Musës, Gjykata ka përcaktuar një afat 30-ditor për konsultime ndërmjet partive politike, por nuk ka sqaruar asnjë mekanizëm që do të duhej të aktivizohej pas skadimit të këtij afati në rast se bllokada institucionale vazhdon.

“Gjykata Kushtetuese ka krijuar një normë dhe një afat prej 30 ditësh, mirëpo nuk ka dhënë sqarimet e duhura që do ta kishte zgjidhur problemin. Për shkak se, çfarë ndodhë pas afatit? Dilema tjetër është se e ka specifikuar kush është i obliguar të thërras në takim partitë politike, mirëpo nuk i ka dhënë zgjidhje çështjes kryesore se çfarë do të ndodhë pas 30 ditëve nëse vazhdon bllokada e njëjtë në Kuvend”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai gjithashtu vuri në dukje se edhe pse është specifikuar se kush duhet të thërrasë në takim partitë politike, nuk është trajtuar aspekti thelbësor i procesit politik – mungesa e vullnetit për bashkëpunim dhe dialog ndërmjet subjekteve parlamentare.

“Gjykata nuk ka sqaruar edhe pikat se si do të bashkëpunohet me mirëbesim. Do të duhej të saktësohej edhe kjo. Nëse duhet me sqarua një situatë politike, do të duhej më saktë, nëse i referohemi që kemi një parti që ka fituar shumicën, mirëpo nuk e ka fituar në tërësi vetë, dhe në anën tjetër refuzon të hyjë në negociate me parti tjera dhe kemi disa parti tjera që kanë deklaruar se nuk hynë në koalicion, kjo do të duhej të sqarohej”, deklaroi ai.

Musa theksoi se pa një përgjigje të qartë për çfarë ndodh pas 30 ditëve dhe pa një nxitje më të fortë për marrëveshje politike, kriza institucionale mund të vazhdojë pa një dalje konkrete ligjore apo kushtetuese.

Kosova po përballet me një situatë të tensionuar politike pas zgjedhjeve, me pamundësinë për të konstituuar Kuvendin për shkak të mospajtimeve ndërpartiake dhe mungesës së një shumice funksionale.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kina shkarkon trajnerin 685f0f7e9d98a
Lajmi i mëparshëm

Kina shkarkon trajnerin

ish ministri i jashtem i ukraines tregon se cilat jane masat qe mund te marre be ndaj orbanit te hungarise 685f10aa8e15d
Lajmi i radhës

Ish-ministri i Jashtëm i Ukrainës tregon se cilat janë masat që mund të marrë BE ndaj Orbanit të Hungarisë

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë