murtezani vera e ohrit nje ure ndermjet tradites dhe se ardhmes evropiane 6872e34ca4c8c

Murtezani: “Vera e Ohrit”, një urë ndërmjet traditës dhe së ardhmes evropiane

July 13, 2025
1 minut lexim

Me mesazhin se “arti transformon”, sonte në Ohër nis edicioni i 65-të i festivalit tradicional “Vera e Ohrit”. Në prag të hapjes, ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, theksoi rëndësinë e këtij festivali që, sipas tij, na kujton se arti jo vetëm që pasqyron shoqërinë, por ka fuqinë ta ndryshojë atë.

“‘Arti transformon’ nuk është vetëm motoja e këtij edicioni, por një porosi thelbësore për të ardhmen tonë evropiane”, deklaroi Murtezani, duke nënvizuar rolin e kulturës dhe krijimtarisë artistike në procesin e afrimit të vendit me vlerat evropiane.

Festivali “Vera e Ohrit” mbetet një ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore në vend, duke bashkuar artistë vendas e ndërkombëtarë në një frymë dialogu dhe bashkëjetese përmes artit.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nendega e bdi se ne teqe se shpejti i bashkohet vlen zeqiri mesazh per ata qe harruan popullin 6872e1306e41d
Lajmi i mëparshëm

Nëndega e BDI-së në Teqe së shpejti i bashkohet VLEN. Zeqiri: Mesazh për ata që harruan popullin

pedagogu qe shoqeroi ish ambasadorin gjerman ne shqiperi flet per momentet e tij te fundit 6872f1d33f20f
Lajmi i radhës

Pedagogu që shoqëroi ish-ambasadorin gjerman në Shqipëri flet për momentet e tij të fundit

Të fundit nga

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ushtarake pranë Ngushticës së Hormuzit, raportojnë mediat amerikane duke cituar një zyrtar të administratës së Uashingtonit. Sulmet vijnë në një moment të tensionuar në
ShkoLartë