murtezani te rinjte tane ne bundestag ambasadore te vertete te rmv se 6883ce7a7e106

Murtezani: Të rinjtë tanë në Bundestag, ambasadorë të vërtetë të RMV-së!

July 25, 2025
1 minut lexim

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, ka ndarë një moment të veçantë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke theksuar suksesin dhe përkushtimin e të rinjve nga vendi ynë në arenën ndërkombëtare.

“Medjeni dhe Rosana – praktikantë në Bundestagun gjerman, ambasadorë të vendit tonë në çdo fjalë dhe gjest”, shkroi ministri Murtezani, duke ndarë vlerësimin e tij për përfaqësimin dinjitoz që po bëjnë këta të rinj në institucionin më të lartë legjislativ të Gjermanisë.

Ai shtoi se biseda me ta ishte frymëzuese: “Kujtesë se kemi të rinj të gatshëm të bartin vizionin evropian me dije, vlera, dhe me zemër.”

Përmes këtij shembulli, ministri theksoi edhe një herë rëndësinë e investimit në rininë si urë lidhëse drejt së ardhmes evropiane të vendit.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

edona llalloshi e kishte daten e zene ishte e perzgjedhura e familjes rugova per te kenduar ne dasmen e teutes 6883ca7c2244b
Lajmi i mëparshëm

Edona Llalloshi e kishte datën e zënë, ishte e përzgjedhura e familjes Rugova për të kënduar në dasmën e Teutës

ne tabanoc pritet 40 minuta ndersa ne bogorodice 20 minuta 6883d39f3b3bb
Lajmi i radhës

Në Tabanoc pritet 40 minuta, ndërsa në Bogorodicë 20 minuta

Të fundit nga

ShkoLartë