murtezani sulstrom suedia eshte nje nga mbeshtetesit me te medha te perspektives sone evropiane 68e9036c4e432

Murtezani- Sulstrom: Suedia është një nga mbështetësit më të mëdha të perspektivës sonë evropiane

October 10, 2025
1 minut lexim

Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani sot realizoi takim me ambasadorin e sapoemëruar të Mbretërisë së Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ola Sulstrom ku u shqyrtuan çështje me rëndësi strategjike për integrimin evropian të vendit, zbatimin e Agjendës së reformave në kuadër të Planit të rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe zhvillimor.
Ministri Murtezani në takim informoi rreth aktiviteteve të vazhdueshme që Qeveria po ndërmerr në drejtim të avancimit e sundimit të së drejtës, përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe rritjen e kapaciteteve administrative për zbatimin e politikave evropiane.
Ai theksoi se Qeveria në mënyrë aktive po i harmonizon prioritetet e saja reformuese me qëllimet e Planit të rritjes, me fokus të veçantë në ndryshimet strukturore që mundësojnë integrim më të shpejtë në tregun e vetëm evropian.
Ministri në takim, madje theksoi rolin e rëndësishëm të Mbretërisë së Suedisë si një nga mbështetësit më të qëndrueshëm të perspektivës evropiane të vendit, duke theksuar në veçanti bashkëpunimin zhvillimor në kuadër të Strategjisë suedeze për bashkëpunim për reforma me Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë (2021-2027), e cila, përmes Agjencisë suedeze për bashkëpunim ndërkombëtar zhvillimor (SIDA), kontribuon për progresin në fushat e demokracisë, sundimit të së drejtës, të drejtave të njeriut, barazisë gjinore dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor.
“SIDA mbetet shembull i angazhimit afatgjatë dhe koherent të donatorëve, përmes të cilit po realizohen projekte të shumta institucionale dhe shoqërore në përputhje me prioritetet nacionale. Jam mirënjohës për mbështetjen permanente suedeze dhe për përcaktimin e përbashkët për të vazhduar forcimin e bashkëpunimit në frymën e vlerave evropiane, thekson mes tjerash ministri Murtezani.

Burimi: fol.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

murtezani takon ambasadorin e sapoemeruar suedez sulstrom 68e902f57a167
Lajmi i mëparshëm

Murtezani takon ambasadorin e sapoemëruar suedez, Sulstrom

rmv jane marre 46 koncesione ne sektorin e minierave per shkak mosrespektimi i ligjeve 68e90a0f0d93f
Lajmi i radhës

RMV, janë marrë 46 koncesione në sektorin e minierave për shkak mosrespektimi i ligjeve

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë