Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, ka ndarë përshtypjet e tij pas ndeshjes ndërmjet Shkëndijës dhe Slovan Bratislavës, e zhvilluar në Shkup në kuadër të Ligës së Konferencës. Ai e ka përshkruar atmosferën si një përjetim të veçantë sportiv, të mbushur me emocione të një nate tipike europiane.
“Sonte në Shkup, në një atmosferë sportive të veçuar nga emocionet e një nate europiane, mora pjesë në ndeshjen ndërmjet Shkëndijës dhe Slovan Bratislavës,” shkruan Murtezani, duke vlerësuar përkushtimin dhe performancën e skuadrës tetovare.
Ministri shprehu mirënjohje ndaj Shkëndijës për rikthimin e emocionit të garave ndërkombëtare në kryeqytet: “Faleminderit, Shkëndijë, që pas një kohe të gjatë i solle sërish netët magjike të futbollit europian në Shkup.”
Murtezani shtoi se ndeshje të tilla jo vetëm sjellin energji dhe entuziazëm sportiv, por gjithashtu kontribuojnë në promovimin e vendit në arenën ndërkombëtare të futbollit.
Burimi: alfax.mk


