murtezani reformat ne gjyqesor themeli i integrimit evropian 68c1766c08c25

Murtezani: Reformat në gjyqësor, themeli i integrimit evropian

September 10, 2025
1 minut lexim

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot mori pjesë në seancën konstituive të Këshillit për monitorimin e reformave në gjyqësor.
Murtezani theksoi se kjo seancë nuk është vetëm formalitet, por garancë se reformat do të maten përmes rezultateve konkrete, e jo vetëm përmes dokumenteve.

“Reformat në sistemin gjyqësor janë themeli i procesit të integrimit tonë evropian. Pa gjyqësor të pavarur dhe të drejtë, nuk ka përparim drejt Unionit Evropian”, tha ministri.

Ai shtoi se qëllimi kryesor është ndërtimi i një sistemi gjyqësor profesional, të pavarur dhe të qasshëm për të gjithë qytetarët. “Përmes këtij Këshilli, po e përshpejtojmë ritmin e reformave dhe po ndërtojmë sistem i cili do ta rikthejë besimin në drejtësi”, theksoi Murtezani.

IMG 6529

IMG 6528

IMG 6527

Burimi: fol.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

HRISTIJAN MICKOSKI
Lajmi i mëparshëm

Mickoski: 12 milionë euro investime për transformimin e Gazi Babës (FOTO)

IZET MEXHITI LAGJA GAZI BABE
Lajmi i radhës

Investimi konkret i Izet Mexhitit garanton furnizim stabil me ujë për banorët e Gazi Babës (FOTO)

Të fundit nga

ShkoLartë