murtezani per cfare legjitimiteti flasin keta te bdi se kane mbetur me 2 komuna rurale 69caf56d4e834

Murtezani: Për çfarë legjitimiteti flasin këta të BDI-së, kanë mbetur me 2 komuna rurale

March 31, 2026
1 minut lexim
hasim

Zëvendës sekretari i Qeverisë, Hasim Murtezani, ka reaguar ashpër ndaj BDI-së duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e kësaj partie për të kërkuar rikthimin në qeveri.

Përmes një postimi, Murtezani thekson se BDI-ja ka pësuar humbje të thella në zgjedhjet lokale, duke shtuar se aktualisht ka mbetur me vetëm dy komuna rurale. Ai e cilëson rezultatin si “debakël”, duke ironizuar edhe pretendimet për fitore.

“Për çfarë legjitimiteti flasin këta të BDI-së… kanë mbetur me 2 komuna rurale dhe i kanë humbur zgjedhjet lokale debakël. 10:2 rezultati”, ka shkruar Murtezani.

Ai paralajmëron se humbjet e kësaj partie, sipas tij, do të thellohen edhe më tej në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Burimi: lajmpress.org

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

teherani miraton planin per te vendosur taksa ne ngushtices se hormuzit 69caf48519d6d
Lajmi i mëparshëm

Teherani miraton planin për të vendosur taksa në Ngushticës së Hormuzit

Të fundit nga

ShkoLartë