murtezani partneriteti strategjik me shba ne po hyn ne faze te re 68d5c3b7ad286

Murtezani: Partneriteti strategjik me SHBA-në po hyn në fazë të re

September 26, 2025
1 minut lexim

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, njoftoi për takimin e zhvilluar së bashku me presidenten Gordana Siljanovska Davkova dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Timço Mucunskin, me Brendan Hanrahan, udhëheqës i Zyrës për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin Amerikan të Shtetit.

“Diskutuam për përforcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së,” tha Murtezani, duke theksuar se bisedimet kishin si prioritet lidhjet e reja energjetike dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.

Ai shtoi se marrëdhëniet e ndërtuara deri më tani po hyjnë në një nivel të ri:
“E konfirmuam aleancën tonë të përbashkët në kuadër të NATO-s si një bazë e fortë për të ardhmen e marrëdhënieve dypalëshe.”

Ky takim, sipas Murtezanit, dëshmon angazhimin e përbashkët për një partneritet afatgjatë dhe të qëndrueshëm me Shtetet e Bashkuara.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

komunikimi i tepert ne marredhenie zakoni toksik qe duket i shendetshem 68d5bf953ec83
Lajmi i mëparshëm

Komunikimi i tepërt në marrëdhënie: Zakoni toksik që duket i shëndetshëm

shkarkimi i veliajt manjani pd nuk eshte gati per te zgjedhur kandidatin e duhur 68d5d2354db36
Lajmi i radhës

Shkarkimi i Veliajt/ Manjani: PD nuk është gati për të zgjedhur kandidatin e duhur

Të fundit nga

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë