murtezani pa gjyqesor te pavarur nuk ka integrim ne be 68c15477f11e3

Murtezani: Pa gjyqësor të pavarur nuk ka integrim në BE

September 10, 2025
1 minut lexim

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, tha sot se reformat në gjyqësor janë themeli i procesit të integrimit evropian dhe se ato do të vlerësohen sipas rezultateve konkrete, e jo vetëm përmes dokumenteve.

“Sot mora pjesë në seancën konstituive të Këshillit për monitorimin e reformave në gjyqësor. Kjo nuk është vetëm formalitet, përkundrazi, kjo është garancë se reformat do të vlerësohen përmes rezultateve, ndërsa jo vetëm përmes dokumenteve,” deklaroi Murtezani.

Ai theksoi se pa një sistem gjyqësor të pavarur dhe të drejtë, nuk mund të ketë përparim drejt Bashkimit Evropian.

“Reformat në sistemin gjyqësor janë themeli i procesit të integrimit tonë evropian. Pa gjyqësor të pavarur dhe të drejtë, nuk ka përparim drejt Unionit Evropian,” u shpreh ministri.

Murtezani tha se synimi i qeverisë është i qartë: “Qëllimi ynë është i qartë: sistem gjyqësor profesional, i pavarur dhe i qasshëm për të gjithë qytetarët.”

Ai shtoi se përmes Këshillit të ri për monitorimin e reformave, do të përshpejtohet ritmi i transformimit të sistemit të drejtësisë.

“Përmes këtij Këshilli, po e përshpejtojmë ritmin e reformave dhe po ndërtojmë sistem i cili do ta rikthejë besimin në drejtësi,” theksoi Murtezani.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ARBEN TARAVARI GAZETA MK 1
Lajmi i mëparshëm

ASH: Qeveria e VMRO-VLEN e fut vendin me të dyja këmbët në “Botën Serbe”

hapet rruga per ndertime ne ullishtet dhe pemetoret e djegura kktu firmosi vendimin ne muajin gusht 68c162f55a04c
Lajmi i radhës

Hapet rruga për ndërtime në ullishtet dhe pemëtoret e djegura – KKTU firmosi vendimin në muajin gusht

Të fundit nga

ShkoLartë