murtezani nga samiti ne tirane synojme reforma konkrete qe qytetaret ti ndiejne ne jeten e perditshme 691f80f673b09

Murtezani nga Samiti në Tiranë: Synojmë reforma konkrete që qytetarët t’i ndiejnë në jetën e përditshme

November 20, 2025
1 minut lexim

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, ka marrë pjesë sot në Samitin e Liderëve për Planin e Rritjes “Rruga jonë drejt BE-së”, që po mbahet në Tiranë, ku bashkë me ministrat nga rajoni dhe përfaqësues të Komisionit Evropian ka diskutuar mbi hapat e nevojshëm për një integrim më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në Tregun e Vetëm të Bashkimit Evropian.

Murtezani theksoi se fokusi nuk është vetëm tek retorika për perspektivën evropiane, por tek vendimmarrja dhe zbatimi i reformave që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve.

“Qëllimi ynë nuk është vetëm të flasim për perspektivën evropiane, por të marrim vendime dhe të implementojmë reforma të cilat qytetarët i ndiejnë në jetën e përditshme”, u shpreh ai.

Në njoftimin e tij, ministri përmendi disa prej projekteve konkrete që ndihmojnë afrimin me standardet evropiane, duke përfshirë integrimin në SEPA për pagesa më të lira dhe më të shpejta, përmirësimin e lidhjes digjitale përmes programit WiFi4WB në 63 komuna, si dhe zhvillimet e reja në kuadër të Qendrës për Inteligjencë Artificiale “Vezillka”. Ai po ashtu theksoi rëndësinë e pikave kufitare më efikase si pjesë e modelit të Korridoreve të Gjelbërta.

“Vazhdojmë me punë për Maqedoni të Veriut më të fuqishme, më të sigurt dhe më evropiane, në një rajon më të bashkuar”, deklaroi Murtezani duke ritheksuar angazhimin e qeverisë për progres të qëndrueshëm në rrugën drejt BE-së.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pasojat e fshehura te divorcit ne jeten e femijeve sipas nje studimi te koheve te fundit 691f77724faa7
Lajmi i mëparshëm

Pasojat e fshehura të divorcit në jetën e fëmijëve, sipas një studimi të kohëve të fundit

salla e ukm qe kushtoi 2 5 milione euro dhe kurre nuk u perdor tani do te rikonstruohet edhe me 900 mije euro tjera 691f880eb4e56
Lajmi i radhës

Salla e UKM që kushtoi 2.5 milionë euro dhe kurrë nuk u përdor, tani do të rikonstruohet edhe me 900 mijë euro tjera

Të fundit nga

ShkoLartë