murtezani me sukses u permbyll cikli i radhes i dialogut strategjik me shba ne 69d58021e33e7

Murtezani: Me sukses u përmbyll cikli i radhës i Dialogut Strategjik me SHBA-në

April 8, 2026
1 minut lexim

Ish-ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, njoftoi se është përmbyllur me sukses cikli i radhës i Dialogut Strategjik mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonisë së Veriut, duke theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe forcimit të partneritetit ndërmjet dy vendeve.

Ai bëri të ditur se në kuadër të këtij dialogu janë diskutuar dhe koordinuar iniciativa në disa sektorë strategjikë.

“Me sukses e përmbyllëm ciklin e radhës të Dialogut Strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Thellim i bashkëpunimit, përforcim i partneritetit, koordinim më efektiv dhe projekte strategjike në disa sektorë”, ka shkruar Murtezani.

Në reagimin e tij, Murtezani ka komentuar edhe kritikat rreth përfaqësimit në delegacionin qeveritar për këtë dialog.

“Ndërsa atyre që nuk shohin shqiptarë në delegacionin qeveritar për Dialogun Strategjik ua lëmë t’i shohin listat e zeza të aleatit tonë strategjik. Nuk është njëjtë të jesh aleat i SHBA-së dhe të jesh nongrata”, theksoi ai.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ke ngecur te krevati selin dhe miri akuzojne njeri tjetrin nderhyn rogerti keta njihen nga jashte 69d579fc0ad07
Lajmi i mëparshëm

“Ke ngecur te krevati”, Selin dhe Miri akuzojnë njëri-tjetrin, ndërhyn Rogerti: Këta njihen nga jashtë

fazliu shteti qe sua njeh gjuhen bashkeqytetareve mbi 40 eshte i paqendrueshem ne themel 69d5816c680a3
Lajmi i radhës

Fazliu: Shteti që s’ua njeh gjuhën bashkëqytetarëve mbi 40%, është i paqëndrueshëm në themel

Të fundit nga

ShkoLartë