murtezani me rritjen dhe agjenden reformuese synohen reforma kyce socio ekonomike 686505f03d2b2

Murtezani: Me rritjen dhe agjendën reformuese synohen reforma kyçe socio-ekonomike

July 2, 2025
1 minut lexim

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, në cilësinë e koordinatorit nacional për Instrumentin për Reforma dhe Rritje, mëngjesin e sotëm bashkëkryesoi me Takimin e Parë të Komitetit të Monitorimit për Instrumentin për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor (RGF), i cili sot u mbajt në format hibrid në ambientet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Në takim Murtezani theksoi rëndësinë e kësaj platforme të re për përforcimin e procesit të reformave dhe bashkëpunimin ndërinstitucional duke i përshëndetur përfaqësuesit e Komisionit Evropian, institucionet financiare ndërkombëtare, sektorin civil si dhe përfaqësuesit e institucioneve nacionale të cilët ishin pjesmarrës në këtë takim.

“Murtezani u shpreh se Plani për Rritje dhe Agjenda reformuese janë të dizajnuara për të sjellë reforma kyçe socio-ekonomike dhe për t’i nxitur vlerat demokratike dhe sundimin e ligjit, të cilat janë parakusht për stabilitet, prosperitet dhe integrim në Bashkimin Evropian. Në kuadër të takimit, anëtarët e Komitetit diskutuan për progresin në inplementimin e Instrumentit për Reforma dhe Rritje, duke u përqendruar në përmbushjen e kushteve të përgjithshme për mbështetje, hapat kyç të arritura dhe rezultatet e vlerësimit të Komisionit Evropian për serinë e parë të detyrimeve. U shkëmbyen mendime për mekanizmat e monitorimit, gjithëpërfshirjen e procesit përmes kyçjes së shoqërisë civile, si dhe çështjet horizontale lidhur me burimet njerëzore, transparencën në buxhetim dhe menaxhimin me reforma, si dhe harmonizimin me legjislacionin evropian.

Maqedonia e Veriut mbetet plotësisht e përqëndruar në implementimin e Agjendës reformuese, e cila përfshin fusha prioritare si qeverisje të mirë, financa publike, tranzicionin energjetik dhe të gjelbër, zhvillimin e kapitalit njerëzor, klimën e biznesit dhe sundimin e ligjit. Si tregues i qartë i pjekurisë politike dhe kapacitetit institucional të vendit që të ecë drejt standardeve evropiane përmes reformave thelbësore, Maqedonia e Veriut në kohë rekorde të shkurtër i finalizoi të gjitha procedurat ligjore, që mundësoi tërheqjen në kohë të parafinancimit prej 52.5 milionë euro”, thuhet në njoftimin e Ministrisë për Çështje Evropiane.

Murtezani gjithashtu njoftoi se tanimë është iniciuar procedura e parë për pagesën e këstit të ri prej 17 milionë euro, ku një pjesë e konsiderueshme janë të dedikuara për investime kapitale.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mucunski fatkeqesisht edhe ne shekullin e 21 te identiteti eshte nje kategori qe vendet qe e quajne veten evropiane po perpiqen ta kontestojne 686502a826e24
Lajmi i mëparshëm

Mucunski: Fatkeqësisht, edhe në shekullin e 21-të, identiteti është një kategori që vendet që e quajnë veten evropiane po përpiqen ta kontestojnë

cmendet rrjeti kritikon ashper boksieren ruse qe i dha vape nje orangutangu 686507589d664
Lajmi i radhës

“Çmendet” rrjeti: Kritikon ashpër boksieren ruse që i dha “vape” një orangutangu

Të fundit nga

Moti për nesër në Maqedoni

Moti për nesër do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në disa lugina do të ketë dendësi të mjegullave. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.
ShkoLartë