murtezani maqedonia e veriut ka vendin zerin dhe pergjegjesine e saj ne nato 6a915de44154f

Murtezani: Maqedonia e Veriut ka vendin, zërin dhe përgjegjësinë e saj në NATO

August 28, 2026
1 minut lexim

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në NATO, Orhan Murtezani, ka zhvilluar takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, para mbledhjes së Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC).

Murtezani theksoi rëndësinë e rolit të Maqedonisë së Veriut në Aleancë, veçanërisht në një periudhë të sfidave të shtuara të sigurisë.

“Maqedonia e Veriut ka vendin, zërin dhe përgjegjësinë e saj në Aleancë”, deklaroi Murtezani.

Sipas tij, përgjegjësia e vendit si anëtare e NATO-s nënkupton angazhim aktiv dhe kontribut konkret në sigurinë e përbashkët të vendeve aleate.

“Në një periudhë të sfidave serioze të sigurisë, kjo përgjegjësi nënkupton aleancë aktive dhe kontribut në sigurinë e përbashkët”, theksoi ambasadori Murtezani.

Takimi me Rutte u zhvillua para mbledhjes së Këshillit të Atlantikut të Veriut, ku vendet anëtare diskutojnë çështjet kryesore që lidhen me sigurinë dhe mbrojtjen e përbashkët të Aleancës.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dua lipa tregon te mirat e italise ne nje video per voguen 6a915b3f8e843
Lajmi i mëparshëm

Dua Lipa tregon të mirat e Italisë, në një video për “Vogue”n

ish kryeministri georgievski ne dasma degjoni 95 kenge serbe ndersa na shisni patriotizem maqedonas 6a915f2ef18da
Lajmi i radhës

Ish-kryeministri Georgievski: Në dasma dëgjoni 95% këngë serbe, ndërsa na shisni patriotizëm maqedonas!

Të fundit nga

ShkoLartë