murati prokuroria hedh poshte kallezimin per bllokimin e buxhetit te prishtines 6abfeeb22e2c9

Murati: Prokuroria hedh poshtë kallëzimin për bllokimin e buxhetit të Prishtinës

October 2, 2026
1 minut lexim

Ministria e Financave ka njoftuar se ka pranuar nga Prokuroria njoftimin se është hedhur poshtë kallëzimi penal i bërë nga zyrtarë të Komunës së Prishtinës, me pretendimin se Ministria e Financave kishte bllokuar buxhetin e komunës.

Sipas Ministrisë, kjo dëshmon se pretendimet e zyrtarëve të Komunës së Prishtinës ishin të pavërteta dhe se stafi i Ministrisë së Financave kishte vepruar në përputhje me ligjin.

“Ministria e Financave ka pranuar njoftimin nga prokuroria se është hedhur poshtë kallëzimi penal i bërë nga zyrtarë të Komunës së Prishtinës me pretendimin e pabazë se Ministria e Financave kishte bllokuar buxhetin e komunës”, thuhet në njoftim.

Ministria ka theksuar se Komuna e Prishtinës ishte vonuar në dorëzimin e buxhetit për vitin 2025, duke e dorëzuar atë disa muaj pas afatit ligjor dhe pasi Ligji i Buxhetit ishte miratuar nga Kuvendi.

“Kjo vonesë e Komunës kishte rezultuar në mos-përfshirje të buxhetit komunal në Ligjin e Buxhetit, gjë që kishte pamundësuar alokimin dhe shfrytëzimin e plotë të buxhetit komunal në këtë rast”, ka deklaruar Ministria e Financave.

Sipas Ministrisë, udhëheqësia e Komunës së Prishtinës kishte ngritur akuza ndaj stafit të Ministrisë për “gjoja bllokim të qëllimshëm të buxhetit”, për çka kishte dorëzuar edhe kallëzim penal.

“Ministria e Financave mirëpret epilogun e kësaj çështjeje që vërteton se akuzat ndaj stafit të Ministrisë ishin të pabaza, dhe njëkohësisht rikonfirmon përkushtimin që të vazhdojë punën profesionale”, thuhet në njoftim.

Murati: Nuk kishte kurrfarë bllokimi të buxhetit

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar në Facebook pas njoftimit të Prokurorisë.

“Prokuroria ka hedhur poshtë kallëzimin penal të Komunës së Prishtinës për gjoja bllokim të buxhetit në vitin e kaluar”, ka shkruar Murati.

“Vërtetohet se nuk kishte kurrfarë bllokimi të buxhetit nga Ministria e Financave”, ka deklaruar ai.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

punonjes i nje shkolle te mesme ne gazi babe sulmohet fizikisht nga kolegu ne korridor 6abfd80de4390
Lajmi i mëparshëm

Punonjës i një shkolle të mesme në Gazi Babë sulmohet fizikisht nga kolegu në korridor

kos shqiperia dhe mali i zi ne krye te procesit te zgjerimit te be se 6abfef108ed30
Lajmi i radhës

Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi në krye të procesit të zgjerimit të BE-së

Të fundit nga

ShkoLartë