murati komuna e prishtines ka shpallur tender mbi 16 milione euro qe grumbullimin e mbeturinave tia jape nje kompanie private 68725164d32ac

Murati: Komuna e Prishtinës ka shpallur tender mbi 16 milionë euro që grumbullimin e mbeturinave t’ia japë një kompanie private

July 12, 2025
1 minut lexim

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se Komuna e Prishtinës dhe Përparim Rama ka shpallur tender në vlerë prej 16.5 milionë eurove që grumbullimin e mbeturinave t’ia japë një kompanie private.

Murati në reagimin e tij në Facebook, ka pohuar se tenderi është shpallur përkundër faktit që Komuna e Prishtinës ka Ndërmarrje Publike për grumbullimin e mbeturinave.

Pra, diçka që mund të kryhet nga Ndërmarrja Publike me pak më shumë bashkëpunim e koordinim, po tentohet t’i jepet një kompanie private, për 16.5 milionë euro. Ky është abuzim flagrant i parave të taksapaguesve, sepse po shpenzohet për një shërbim i cili tashmë ofrohet nga një ndërmarrje publike. Për më tepër, kjo nënkupton edhe falimentimin e ndërmarrjes publike dhe largimin nga puna të qindra punëtorëve”, ka shkruar ai.

Ai ka pyetur se ku është prokuroria për këtë rast.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjermania furnizon ukrainen me arme per goditje thelle ne territorin rus 68724a9a0acd4
Lajmi i mëparshëm

Gjermania furnizon Ukrainën me armë për goditje thellë në territorin rus

getoar selimi flet per raportin me marinen jemi njesoj jeten private e ruajme me fanatizem 687252916cb5e
Lajmi i radhës

Getoar Selimi flet për raportin me Marinën: Jemi njësoj, jetën private e ruajmë me fanatizëm

Të fundit nga

ShkoLartë