murati investimet e huaja direkte jashte patundshmerive jane 300 milione euro 6af4cb635340b

Murati: Investimet e huaja direkte jashtë patundshmërive janë 300 milionë euro

November 11, 2026
1 minut lexim

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se investimet e huaja direkte në Kosovë, duke përjashtuar patundshmëritë, arrijnë në 300 milionë euro.

Gjatë debatit parlamentar, Murati ka thënë se rritja e pagave e ka tejkaluar rritjen e çmimeve, duke iu referuar Raportit të Komisionit Evropian.

“Raporti e sqaron që rritja e pagave e ka tejkaluar rritjen e inflacionit, apo rritjen e çmimeve. E keni në raport”, ka deklaruar Murati.

Ai ka thënë se rreth 70 për qind e investimeve të huaja direkte janë në patundshmëri, por ka theksuar se pjesa tjetër, rreth 300 milionë euro, është investuar në biznese të tjera.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

FB IMG 1794427135474
Lajmi i mëparshëm

Qoku: Si përfunduan aksionet e krushkut të Ahmetit te banka serbe Alta Bank?

forcat speciale te shqiperise vleresohen sipas standardeve te nato s 6af4cbc13c22e
Lajmi i radhës

​Forcat speciale të Shqipërisë vlerësohen sipas standardeve të NATO-s

Të fundit nga

ShkoLartë