murati i kunderpergjigjet mustafes ja pse u larguan nga qeveria ministrat ne vitin 2017 687d0db82bbf2

Murati i kundërpërgjigjet Mustafës: Ja pse u larguan nga qeveria ministrat në vitin 2017

July 20, 2025
1 minut lexim

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj deklaratës së ish-kreut të LDK-së, Isa Mustafa duke komentuar vendimin e vitit 2017 për tërheqjen e ministrave nga detyrat e tyre, duke sqaruar se largimi i tyre nuk kishte të bënte me interpretimin e nenit 72 të Kushtetutës, por me rrethanat politike të asaj kohe.

Murati kujtoi se Qeveria Mustafa ishte shkarkuar përmes një mocioni mosbesimi më 10 maj 2017, i cili ishte mbështetur edhe nga partneri i atëhershëm i koalicionit, Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Pas zgjedhjeve të 11 qershorit 2017, koalicioni PAN doli fitues, Vetëvendosje u rendit e dyta dhe LDK e treta, çka bëri që të mos pritej përfshirja e LDK-së në qeverinë e re. Për këtë arsye, sipas Muratit, ministrat e LDK-së liruan zyrat e tyre.

Postimi i plotë:

Qeveria Mustafa ishte shkarkuar me mocion mos-besimi me datë 10 maj 2017. Mocioni ishte mbështetur edhe nga partneri i atëhershëm i koalicionit, PDK-ja.

Të gjendur përballë kësaj situate e të tradhtuar nga partneri i koalicionit, në LDK asokohe ishte diskutuar nëse të gjithë ministrat e LDK-së duhej të tërhiqeshin nga postet qeveritare, menjëherë pas mocionit.

Në një situatë të ngjashme, kur LDK kishte dalë nga Qeveria në vitin 2010 pas dorëheqjes së Presidentit Sejdiu, partia ishte akuzuar se kishte braktisur institucionet.

Duke e marrë parasysh reagimin e publikut në situatën e vitit 2010, LDK kësaj radhe kishte vendosur që ministrat të qëndrojnë nëpër pozita deri në përfundim të zgjedhjeve – që të mos akuzoheshin për braktisje të institucioneve.

Pas zgjedhjeve të mbajtura me 11 qershor 2017, koalicioni PAN kishte dalë i pari, Lëvizja Vetëvendsoje e dyta, ndërsa LDK e treta. Pra as që pritej se LDK do të ishte edhe në qeverinë e ardhshme pas zgjedhjeve, prandaj kishte pasuar edhe lirimi i zyrave.

Kjo ka qenë arsyeja pse ministrat e LDK-së kishin liruar zyret, sepse ishin të shkarkuar nga Kuvendi, dhe nuk pritej që do të vazhdonin në qeverinë e ardhshme. Jo për shkak të nenit 72 të Kushtetutës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nje skuader arbitrash shqiptare do te gjykoje sfiden anderlecht hacken 687d0db4d06e8
Lajmi i mëparshëm

Një skuadër arbitrash shqiptarë do të gjykojë sfidën Anderlecht-Hacken

aeroportet e moskes u mbyllen perkohesisht pas sulmeve me drone nga ukraina 687d0ee0512b3
Lajmi i radhës

Aeroportet e Moskës u mbyllën përkohësisht pas sulmeve me dronë nga Ukraina

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë