murati gjykata kushtetuese konfirmon kushtetutshmerine e ligjit per pensionet kontributive parciale 686ffaf1727ac

Murati: Gjykata Kushtetuese konfirmon kushtetutshmërinë e Ligjit për Pensionet Kontributive Parciale

July 10, 2025
1 minut lexim

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar si në përputhje me Kushtetutën ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale, të miratuar nga Qeveria në vitin 2023.

Ky ligj kishte shtuar skemën e Pensionit Kontributiv Parcial për personat e larguar dhunshëm nga puna gjatë viteve ’90.

Sipas Muratit, kjo është hera e tretë që Gjykata Kushtetuese konfirmon kushtetutshmërinë e reformave ligjore të Qeverisë, pas Ligjit për Pagën Minimale dhe Ligjit për Tatimin në Pronë – të dyja të kontestuara nga opozita.

Postimi i plotë

Gjykata Kushtetuese ka gjetur se ndryshim/plotësimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti i bërë nga Qeveria në vitin 2023, i cili kishte shtuar skemën e Pensionit Kontributiv Parcial për personat e larguar dhunshëm nga puna gjatë viteve 90-ta, është në përputhje me Kushtetuën.

Ky është rasti i tretë i konfirmimit të kushtetutshmërisë, pas Ligjit për Pagën Minimale, dhe Ligjit për Tatimin në Pronë, ligje këto gjithashtu të kontestuara nga opozita.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kombetarja e kosoves u19 te premten udheton per ne gjeorgji 686ffab54d2f6
Lajmi i mëparshëm

Kombëtarja e Kosovës U19 të premten udhëton për në Gjeorgji

ukraina kombi i pare evropian qe do te lansoje internetin starlink 686ffba51772c
Lajmi i radhës

Ukraina kombi i parë evropian që do të lansojë internetin Starlink

Të fundit nga

Moti për nesër në Maqedoni

Moti për nesër do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në disa lugina do të ketë dendësi të mjegullave. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.
ShkoLartë