mungon avokati shtyhet gjyqi i veliajt 695ba8b284a9a

Mungon avokati, shtyhet gjyqi i Veliajt

January 5, 2026
1 minut lexim

Shtyhet në datë 19 janar gjyqi ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe të tjerëve.



Shkak u bë mungesa e avokatëve. Avokatja e caktuar kryesisht për Veliajn, Valentina Todoreskut ndodhet jashtë vendit, ndërsa ka njoftuar gjykatën me email.

Kryebashkiaku i Tiranës, akuzohet nga SPAK për disa vepra penale si korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre, si dhe futje e sendeve të ndaluara në qeli.

Nga gjetjet e SPAK, rezulton se në të paktën 9 raste Erion Veliaj, ka kryer akte korrupsioni pasiv.

SPAK thotë se, në këmbim të përfitimeve të parregullta në para dhe pasuri të paluajtshme, Veliaj ka dhënë leje ndërtimi apo fonde publike nga Bashkia e Tiranës. Të përfshirë në këtë dosje janë janë edhe 28 persona të tjerë, mes tyre dhe biznesmenë.

Prej datës 10 shkurt të 2025, kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj mbahet në paraburgim.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

live pas venezueles trump rihap frontin e groenlandes na duhet eshte e rrethuar nga ruse e kineze roli i mekembesit rubio ne karakas paralajmerimi per kuben 695ba5a6e4d16
Lajmi i mëparshëm

LIVE/ Pas Venezuelës Trump rihap frontin e Groenlandës: Na duhet, është e rrethuar nga rusë e kinezë. Roli i “mëkëmbësit” Rubio në Karakas, paralajmërimi për Kubën

dashuri para e fat viti nis mbare per shenjat e horoskopit 695babf17618d
Lajmi i radhës

“Dashuri, para e fat…”, viti nis mbarë për shenjat e horoskopit

Të fundit nga

ShkoLartë