Egzon Azemi është paraqitur në seancën gjyqësore, që akuzohet për rastin e kanosjes së gjyqtarit dhe prokurorit që e kishin trajtuar rastin e arrestimit të Dejan Pantiq.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemin nuk ishte paraqitur në gjykatë më 07.04.2026 në rastin në të cilin po akuzohet së bashku me Arlind Manxhukën, Qerim Elshanin dhe Edi Zenelajn, për kanosjen ndaj gjyqtarit Mentor Bajraktari dhe ish-prokurorit, Afrim Shefkiu.
Për këtë mungesë gjyqësor në sesionin e paradites ka njoftuar se do të lëshojë urdhërarrest.
Azemi për KALLXO.com ka thënë se në sesionin e pasdites është paraqitur në sallë të gjykatës, kurse për pjesën e paradites nuk ka arritur të marrë pjesë për shkak të obligimeve.
“Ne seancë jam, vetëm për shkak të obligimeve nuk arrita të marrë pjesë në seancën paraprake”– tha Azemi përmes një mesazhi telefonik.Tutje, Azemi në rrjetin e tij social ka publikuar një fotografi nga salla e Gjykatës në të cilën po mbahet seanca për këtë rast.
Burimi: botasot.info


