mungoi ne votimin per ballukun balla per spiropalin vendos grupi i ps deputetja i pergjigjet taulant mblidhe pa vonese 69c31bd71fd7a

Mungoi në votimin për Ballukun, Balla: Për Spiropalin vendos Grupi i PS, deputetja i përgjigjet: Taulant, mblidhe pa vonesë…

March 25, 2026
1 minut lexim

Taulant Balla u shpreh sot në konferencë se do të marrë një vendim në konsultim me grupin parlamentar socialist në lidhje me mungesën e Elisa Spiropalit në seancën për Belinda Ballukun.

Nuk i marr vetëm vendimet, i marr me grupin parlamentar, do të pyes dhe grupin parlamentar për këtë çështje”, tha Balla i pyetur nga gazetarët.

Ndërkohë në një reagim në Facebook, Spiropali i është përgjigjur Ballës, duke i kërkuar mbledhjen të grupit për një diskutim të plotë, nëse e gjykon si çështje që ka nevojë për konsultim.

“Taulant, e lexova me vonesë një deklaratë tënden publike. Jam plotësisht dakord. Nëse çështja kërkon konsultim me grupin parlamentar, atëherë është pikërisht ajo që duhet bërë pa vonesë.Thirre grupin dhe zhvillojmë një diskutim të plotë.

Vendimmarrja kolektive është forca e grupit të PS dhe garancia e legjitimitetit politik. Çdo qëndrim që del nga një diskutim i hapur, i troçtë dhe i ndërgjegjshëm, meriton respekt, pavarësisht drejtimit që merr. Rëndësi ka që vendimi të jetë i menduar, i argumentuar dhe në përputhje me përgjegjësinë që kemi përballë publikut”, shkruan Spiropali.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

konflikti shba izrael kunder iranit marina mbreterore britanike do te udheheqe forcen nderkombetare per te hapur ngushticen e hormuzit 69c31b0ab9263
Lajmi i mëparshëm

Konflikti SHBA-Izrael kundër Iranit/ Marina Mbretërore Britanike do të udhëheqë forcën ndërkombëtare për të hapur Ngushticën e Hormuzit!

u ka borxh nje kerkimfalje te gjithe votuesve te ldk sebajrami per vjosa osmanin ska qene ne studime qe me u kthy kaq lehte 69c31bf01681b
Lajmi i radhës

“U ka borxh një kërkimfalje të gjithë votuesve të LDK-së”Bajrami për Vjosa Osmanin: S’ka qenë në studime që me u kthy kaq lehtë

Të fundit nga

ShkoLartë