Mungesë materiali për hemodializë në disa spitale – pacientët me jetë në rrezik

July 10, 2025
min lexim

Pacientët që mbijetojnë falë hemodializës, në disa spitale rajonale të Kosovës janë përballur ditët e fundit me mungesë të shërbimeve. Në Mitrovicë, shërbimi vazhdoi mes paralajmërimesh për ndërprerje, ndërsa në Gjilan një pacient nuk mori trajtimin e nevojshëm. SHSKUK thotë se gjithçka është nën kontroll dhe nuk ka nevojë për panik. Megjithatë, tenderi i ri për furnizim mbetet i pezulluar në OSHP gjersa SHSKUK sipas njohësve të fushës, po funksionon me donacione.

Çdo tre ditë, adresa për këta pacientë të hemodializës mbetet e njëjta.

Në repartin ku jeta varet nga funksionimi i një makine që zëvendëson veshkat, secila vonesë është një kërcënim në vete.

E në disa spitale të Kosovës, ditët e fundit janë përcjell me ankth për pacientët ngase klinikat ku trajtoheshin, kishin mbetur në mëshirën e furnizimeve emergjente.

Njëra prej tyre është ajo e Spitalit Rajonal të Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri”, ku shërbimet nuk u ndërprenë por paralajmërime pati.

Mungesë materiali s’ka pasë, ka pas mungesë të makinave. Psh këtu e bëjmë në podrum, janë tre krevate. M’kërcejke trupi ka i ftofti. Ka pas para dy dite llaf që s’ka material, po nuk e kam besu, nuk e kam besu se thoshin duhet me ju thanë pacientëve të mërkurën me shku në shtëpi. Është shumë me rëndësi të ketë material, se po u nal materiali, na u ndal fryma. E mbys veten veç tu pi ujë. Ky material na mban në jetë, me na e hek veç na mbetet me ra në vorre vet”, ka thënë  Enver Sylaj, pacient në hemodializën kronike në Mitrovicë.

Këto gjatë mesjavës i ka konfirmuar drejtori i repartit në këtë klinikë.

“Ka mungesë të materialit të hemodializës, dy javët e fundit kemi pasur shumë mungesat. Krejt kërkesat janë bërë po për tjera, pyetni SHSKUK-n. Çdo ditë kemi ofru shërbime, se di sa zgjat. Pytni SHSKUK-n se nuk merremi me ato”, ka thënë Bashkim Hasani, drejtor i repartit të Nefrologjisë.

Nga vizitat në terren, të enjten megjithatë ekipit të Dukagjinit i është konfirmuar nga personeli mjekësor se materiali në mungesë ka arritur.

Se e njëjta situatë po ndodhë edhe në komuna të tjera e kanë konfirmuar burime të Dukagjinit në Spitalin e Gjilanit me ç’rast, një pacienti nga mërgata nuk i është mundësuar të marrë të njëjtin shërbim si shkak i mungesës së materialeve mjekësore.

Se repartet po funksionojnë me stoqet emergjente nuk e mohojnë nga Barnatorja Qendrore e cila thotë se s’ka vend për panik ngase furnizimi, po bëhet. Por jo nga operatorët.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) njofton opinionin publik se shërbimi i dializës në QKUK dhe në të gjitha spitalet e përgjithshme në vend, po funksionon normalisht. Pacientët që trajtohen me dializë nuk kanë qenë dhe nuk janë të rrezikuar, pasi trajtimi i tyre po vazhdon sipas planifikimit të rregullt,  pa ndërprerje, si në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ashtu edhe në spitalet e përgjithshme, në regjione. ShSKUK, siguron se nuk ka asnjë arsye për shqetësim apo panikë. Janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar furnizim të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm të shërbimeve të dializës. Shkëmbimi i materialeve nga një njësi tek tjetra, sipas nevojave bëhet çdoherë në ShSKUK, ku njësitë sipas nevojave shkëmbejnë barna dhe material shpenzues, në koordinim me Sektori për Furnizim në ShSKUK, me qëllim të funksionimit sa më të mirë. Pacientët do të vazhdojnë trajtimin e tyre pa pengesa dhe pa asnjë ndërprerje  dhe shqetësim”, ka thënë Dardane Mehaj, shefe e sektorit të furnizimit me barna dhe material hargjues-medicinal në QKUK.

Tenderi i ri për furnizim me materiale për hemodializë aktualisht ka mbetur pezull në OSHP si rezultat i ankesës së një operatori ekonomik i cili sipas ankesës tanimë publike në OSHP, ka deklaruar se ka pasur favorizim të kompanive të tjera.

E se situata ka tendenca të tilla e thonë edhe gazetarë të fushës.

Është e vërtet që SHSKUK ka pas probleme me furnizimin e materialeve të nevojshme për hemodializë. Ekzsiton një procedurë tenderuese e cila është ndërprerë si shkak i një ankese në OSHP. Ka furnizim me donacione në SHSKUK. Konsideroj që kjo duhet ta alarmoj SHSKUK ngase më shumë se shumica e shërbimeve, hemodializa është jetike për pacientët. Ka një tendencë nga disa operatorë ekonomik që procesi me furnizim të bllokohet në OsHp dhe organe të tjera ashtu që të krijohet një emergjencë e panevojshme. Është e panevojshme të krijohet situata të tilla, konsideroj se është pjesë e një skeme të interesit”, ka thënë gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitia.

Televizioni ka pyetur edhe Ministrinë e Shëndetësisë lidhur me çështjen por e njëjta përgjegjësinë e ka hedhur tek SHSKUK, si institucioni përgjegjës kryesor për furnizim./

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Ohri sërish “i iku” Listës së Zezë! UNESCO i dha edhe një shans

Të fundit nga

Në Tai’an të Kinës ndodhet hëna që nuk perëndon

Në provincën Shandong të Kinës, pranë maleve të Tai’an, qëndron një strukturë unike dhe poetike: salla ceremoniale “Hometown Moon”, projektuar nga studioja SYN Architects.  Ndërtuar në formën e një gjysmë-hëne, me fasadë

Marco Asensio drejt Fenerbahçes, Interi e humb garën

Marco Asensio është pranë një tjetër largimi nga Paris Saint-Germain, këtë herë me destinacion të ri: Fenerbahçen. Pas huazimit te Aston Villa, sulmuesi spanjoll është gati për një tjetër aventurë jashtë Francës,
sqmken
ShkoLartë