mungese kuadri ne gjykaten e kercoves me 5 gjykates ne 2025 ten u zgjidhen 17 771 lende 69754356dc44e

Mungesë kuadri në Gjykatën e Kërçovës! Me 5 gjykatës në 2025-tën u zgjidhën 17.771 lëndë

January 25, 2026
1 minut lexim

Kërçovë, 24 janar – “Për momentin në Gjykatën e Kërçovës janë të punësuar 5 gjykatës, ndërsa sipas sistematizimit janë të paraparë 13 vende pune për gjykatës. Përveç gjykatësve tonë kemi edhe 3 gjykatës nga gjykata themelore e Gostivarit, por delegimi është punë e caktuar për një viti ata kthehen në gjykatën ku janë të zgjedhur”, deklaroi Fluturije Dervishi – kryetare e Gjykatës së Kërçovës.

Gjykatat në vendin tonë janë institucionet ku qytetarët kanë pak besim. Po krahas besimit, gjykatave iu mungon edhe kuadri. Një prej tyre është Gjykata e Kërçovës. Kryetarja Fluturije Dervishi thotë se përveç gjykatësve, mungojnë edhe punëtorë administrativ. Janë të paraparë vende për 138 të punësuar, por janë vetëm 49.

Po edhe përskaj mungesave, Dervishi lëvdohet se kanë arritur rezultat maksimal në zgjidhjen e lëndëve, duke finalizuar më shumë lëndë sesa kanë pranuar brenda një viti.“Në vitin 2025 me këtë kapacitet që kishim arritëm që gjykata të jetë efikase dhe arritëm të zbërthejmë një numër të madh të lëndëve. Në 2025 janë pranuar 17,730 lëndë, kemi zbërthyer 17, 771 d.m.th. kemi zbërthyer 41 lëndë më shumë se sa kemi pranuar”, u shpreh kryetarja e Gjykatës së Kërçovës, Fluturije Dervishi.

Mungesa e gjykatësve nuk mund të plotësohet pasi që në Kërçovë nuk ka kuadër për momentin, tregon ajo.

“Për gjykatës kuadër për momentin nuk ka, kuadrot e fundit që dolën nga akademia ishin në 2025 të gjithë ata u sisitematizuan nëpër gjykata dhe nëpër prokurori. Në gjykatën e Kërçovës kishte të interesuar vetëm një kandidat dhe ai u pranua”, potencoi Fluturije Dervishi – kryetare e Gjykatës së Kërçovës.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kush je ti qe sme lejon mua perplasja e bardhit me policine ne komisariat 697541d681881
Lajmi i mëparshëm

“Kush je ti që s’më lejon mua”, përplasja e Bardhit me policinë në komisariat

ceku vazhdojne punimet ne pishinen gjysme olimpike ne decan 697543f4294f2
Lajmi i radhës

Çeku: Vazhdojnë punimet në pishinën gjysmë-olimpike në Deçan

Të fundit nga

ShkoLartë