Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka pritur sot në takim përfaqësuesit e kompanisë rajonale “Hidrodrini” për të diskutuar mbi shqetësimet e qytetarëve lidhur me mungesën e ujit të pijshëm në disa zona të komunës.
Në takim, Ramosaj theksoi rëndësinë e ndërmarrjes së veprimeve të menjëhershme nga kompania.
“Theksova domosdoshmërinë që kompania të marrë masa të menjëhershme për të identifikuar dhe ndaluar keqpërdorimet, pasi çdo abuzim me ujin e pijshëm ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve tanë,” tha ai.
Kryetari gjithashtu sqaroi se menaxhimi dhe shpërndarja e ujit të pijshëm është përgjegjësi direkte e “Hidrodrinit” dhe jo e komunës.
Megjithatë, ai garantoi përkushtimin e institucionit për të vazhduar të jetë zëri i qytetarëve dhe të kërkojë zgjidhje konkrete për këtë problem jetik.
“Si institucion do të vazhdojmë të jemi zëri i qytetarëve dhe të kërkojmë zgjidhje konkrete për këtë problem jetik,” përfundoi Ramosaj.
Burimi: botasot.info


