mungesa e teksteve te caktuara shkollore duket se nuk po shqeteson nje pjese te mesimdhenesve 68cc41640f47b

Mungesa e teksteve të caktuara shkollore duket se nuk po shqetëson një pjesë të mësimdhënësve

September 18, 2025
min lexim

Shkup, 18 shtator – Mungesa e teksteve të caktuara shkollore duket se nuk po shqetëson një pjesë të mësimdhënësve, kur bëhet fjalë për realizimin e orës mësimore. Mejrem Kajolli Tusha, mësuese në ciklin e ulët fillor tha për Alsat se përveç prezencës së librave rol të rëndësishëm ka kreativiteti I mësimdhënësit gjithmonë duke marr për bazë planprogramin mësimor për klasën dhe lëndën e caktuar.

“S’më duhen librat nëse nuk janë, nëse vonohen, ne veç se e dimë se çka duhet të punojmë, rendin e dimë, veç se e kemi fituar atë përvojë  edhe shkojmë në bazë të atij rendi. Është interneti ku mund të hulumtojmë, është përvoja, ka revista të ndryshme, libra të ndryshme edhe mund të kombinohemi dhe ora të na del shumë e sukseshme. Nuk shkon që orën e mësimit ta fillosh duke thënë hajde hapni librat se do ta marrim këtë mësim, jo, asnjëher. Është ajo hyrja që të jetë interesante që nxënësi të vjen vet te qëllimi ne duhet ti ngrejmë fjalët nga nxënësit që të vjen deri te qëllimi”, tha Mejrem Kajolli Tusha, mësuese.

Se ora mësimore nuk dështon nëse për momentin mungojnë tekstet shkollore na e dëshmuam edhe vet nxënësit e një klase të tretë në shkollën fillore “Liria” në Shkup. Librat nuk I hapën aspak pavarësisht që I kishin. Mësimi u realizua përmes projektorit dhe bisedës në klasë.

“Ne mund ta realizojmë një orë mësimore me këto sllajde, nëse nuk ka libër, me video inçizime ose vetëm me shpjegime, me bisedë”, tha një nxënës.

“Tani do të punojmë në matematkë. Kur nuk kemi libra punojmë me disa numra të ndryshëm. Përshembull: 66+10=76”, shtoi një nxënës.

Edhe këtë fillim viti shkollor shumë nxënës të shkollave fillore sërish u ballafaquan me mungesë të teksteve të caktuara shkollore ndërsa për të mos humbur nga mësimi nisën kopjimin e librave. Derisa Alsat vizitoi dyqanet për fotokopjim një pjesë e nxënësve kërkonin të blinin libra të kopjuar për lëndët: Gjuhë Shqipe, Matematikë, Gjuhë Maqedonase dhe të huaja e madje Histori e Gjeografi. /Alsat.mk

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kasami ne rtsh stadiumi i qytetit rruga tetove prizren dhe plani gjeneral urbanistik prioritete ne mandatin e ardhshem 68cc3ac2935d1
Lajmi i mëparshëm

Kasami në RTSH: Stadiumi i qytetit, rruga Tetovë – Prizren dhe Plani Gjeneral Urbanistik, prioritete në mandatin e ardhshëm

duket si perjetesi nje vit nga vdekja e gerti bogdanit edlira cepani perkujton te shoqin 68cc4354827af
Lajmi i radhës

“Duket si përjetësi!”- Një vit nga vdekja e Gerti Bogdanit, Edlira Çepani përkujton të shoqin!

Të fundit nga

Mungon avokati, shtyhet gjyqi i Veliajt

Shtyhet në datë 19 janar gjyqi ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe të tjerëve. Shkak u bë mungesa e avokatëve. Avokatja e caktuar kryesisht për Veliajn, Valentina Todoreskut ndodhet jashtë vendit,
ShkoLartë