mungesa e rrymes shkakton telashe me furnizim te ujit per fshatrat e suharekes 694cf20e5b11b

Mungesa e rrymës, shkakton telashe me furnizim të ujit për fshatrat e Suharekës

December 25, 2025
1 minut lexim

Njësia e Suharekës e kompanisë rajonale të ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se për shkak të problemeve të vazhdueshme me furnizimin me energji elektrike, gjendja e furnizimit me ujë është vështirësuar në disa fshatra të komunës së Suharekës.

Sipas njoftimit, ndërprerjet e shpeshta të rrymës, si dhe rastet kur gjatë rikthimit të energjisë elektrike tensioni është i ulët ose mungon një fazë e energjisë, kanë bërë të pamundur furnizimin e vazhdueshëm me ujë për banorët.

 Kjo situatë ka shkaktuar vështirësi në disa fshatra, të cilat janë ndër më të prekura nga këto problematika, përfshirë fshatrat, Reqan, Samadrexhë, Reshtan, Semetisht, Savrovë, tha korrespondenti Nuhi Salihu në emisionin “Ora 7”.

Sipas përfaqësuesve të “Hidroregjioni Jugor”, kjo situatë paraqet një rrezik të mundshëm, pasi pompat po punojnë në kushte ekstreme dhe mund të shkaktojnë dëmtime teknike. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nga rajoni ne finlande ku do te arratisen shqiptaret kete fundvit 694ceff879d8a
Lajmi i mëparshëm

Nga rajoni në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

si ta shpetoni bredhin e vitit te ri nga macja 2 truke te thjeshta qe funksionojne vertet 694cf33214d05
Lajmi i radhës

Si ta shpëtoni bredhin e Vitit të Ri nga macja: 2 truke të thjeshta që funksionojnë vërtet

Të fundit nga

ShkoLartë