mungesa e librave fotokopjimi si alternative per prinderit 68b7294fcf01a

Mungesa e librave, fotokopjimi si alternativë për prindërit

September 2, 2025
min lexim

Shkup, 2 shtator – Mungesa e librave shkollorë mbetet problem i përvitshëm. Në shumë shkolla, nxënësit përballen me libra të dëmtuar rëndë, të cilët mezi mund të përdoren. Disa prindër të anketuar nga TVM2 thonë se për shkak të mungesës së librave në shkolla, detyrohen t’ua printojnë vetë fëmijëve të tyre.

“Në këtë rast ne kemi libra shumë të dëmtuar, shumë të përdorura dhe jo funksionale. Ashtu që është një barrë shumë e rëndë edhe për prindërit që sot t’u blejnë librat vet për fëmijët e tyre. S’ka nevojë për kopje. Ministria duhet t’i furnizojë me libra origjinale, jo kopje. Atëherë kjo është një defekt në ministri, që diçka nuk funksionon në sistemin e arsimit në këtë shtet.”, – tha një prind.

“Ministria e Arsimit është e obliguar që me libra të reja funksionale të mësojë çdo nxënës i shkollës fillore dhe të mesme e jo të mungojnë librat. Bëj apel tek institucionet shtetërore që ta rregullojë njëherë e përgjithmonë, e jo për çdo gjeneratë ne të kemi probleme.”, – tha një prind tjetër.

“Libra nuk na ka ndodhur që të blejmë, por të fotokopjojmë po. Ka 2 lëndë, librat e të cilave i fotokopjojmë më së shumti.”, – u shpreh një nxënës.

Që shpesh printohen libra për nxënësit pohon edhe pronari i një librarie në Çarshinë e Shkupit, i cili thotë se shitja është ndaluar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, por ekziston mundësia që ato të printohen me porosi.

“Prej se Qeveria ka sjellë ligj për furnizimin e nxënësve me libra nga ana e Qeverisë, nëpër libraria është e ndaluar të shitet libra. Nuk ka rrugëdalje tjetër dhe e kanë patjetër të bëjnë kopje, shkaku se prej librit mungojnë disa faqe ose mungon gjysma e librit. Për këtë qëllim e kanë patjetër që ta gjejnë një zgjidhje, dhe vijnë i fotokopjojnë.”, – theksoi pronari i një librarie.

Përballë mungesës së librave dhe rritjes së shpenzimeve për pajisje shkollore, prindërit përpiqen të gjejnë zgjidhje praktike, qoftë përmes printimit të librave apo përzgjedhjes së produkteve sipas mundësive financiare.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

KADRI KRYEZIU GAZETA
Lajmi i mëparshëm

Kryeziu: Bujar Osmani dhe BDI punuan për kthimin triumfal të Gruevskit

ndalohen telefonat ne shkolla edhe mesuesit nuk guxojne ti perdorin 68b729f78237b
Lajmi i radhës

Ndalohen telefonat në shkolla, edhe mësuesit nuk guxojnë t’i përdorin

Të fundit nga

ShkoLartë