mungesa e barnave esenciale rendon trajtimin e pacienteve ne qkuk 688f5283ad44f

Mungesa e barnave esenciale rëndon trajtimin e pacientëve në QKUK

August 3, 2025
min lexim

Përveç hallit që kanë me sëmundjet pacientët në klinika të ndryshme të qendrës kryesore spitalore të vendit po përballen edhe me mungesë barnash. Shumica e barnave që qytetarët detyrohen të blejnë i përkasin listës esenciale të barnave.

Në pothuajse shumicën e klinikave publike nëPrishtinë aktualisht ka mungesë të disa prej barnave të listës esenciale, përderisa pacientët eintervistuar nga Radio Kosova tregojnë për vështirësitë për të siguruar terapitë e nevojshme.

N.V një prind, në hyrje të Klinikës së Pediatrisë, tregon dy qese me barna që sapo i ka blerë dhe shumica prej tyre janë glukozë 5 përqind dhe antibiotikë.  

“Duhet t’i i blejë vet. Veç na i shkruajnë në letëre ne duhet t’i blejmë”,  thotë ky person qëpranoi të citohet vetëm me iniciale. 

Një tjetër nënë gjithashtu në Klinikën e Pediatrisë, që foli në kushte anonimiteti tregoi se shumicën e barnave është dashur t’i sigurojëvetë. 

“Me inhalim temin jam duke e trajtuar djalin edhe një infuzion e kam ble. Krejt terapinë e kam blerë vet,” thotë ajo.

Në klinikën e Kardiologjisë një grua gjithashtu tregon të njëjtin problem. “Vajzën e kam tështrirë prej 3 ditësh dhe shumicën e terapisë e kemi blerë vet”, thotë ajo.

Një grua e shtrirë në Klinikën Obstetrike e Gjinekologjike gjithashtu tregoi se ka blerëshumë nga ilaçet që i duheshin. “Përveçkanillave dhe ujit te distiluar, tjerat i kam blerëvetë”, thotë ajo .

Përgjegjësit e klinikave nuk kanë folur për çështjen e barnave, por mjekët nëpër reparte kanë konfirmuar gjithashtu mungesë të theksuar të barnave dhe pajisjeve të tjera shëndetësore. 

Ministria e Shëndetësisë nuk ka komentuar situatën e barnave në qendrën kryesore spitalore të vendit, duke thënë në një përgjigje me shkrim se kjo është kompetencë e Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar.

Në përgjigje për Radio Kosovën, Shërbimi Spitalor Universitar ka përmendur se nëshumicën e klinikave ka furnizim ndërsa për disa të tjera “janë në procedurë prokurimi”. 

Besim Kodra, nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve, thotë se bazuar në një analizë tëbërë vitin e kaluar rezulton se shumica e barnave  në spitalet publike blihen nga pacientët. 

“Në tërë Kosovën ka telashe me furnizim tëbarnave. Ne studimin që kemi bërë  me rreth 2 mijë persona ka rezultuar se rreth 70% prej tyre i kanë blerë vetë barnat”, thotë Kodra .

Në barnatoret afër perimetrit të qendrës kryesore spitalore të vendit farmacistë tregojnë gjithashtu për kërkesat për barnat e munguara të listës esenciale.

“Mungesa ka sidomos të glukozës kemi pas shumë kërkesa nga pacientet. Nuk ka pas as ne barnatoret qendrore publike as ne privat”, thotëajo.

Kreu i Odës së Farmacistëve të Kosovës, KadriBytyqi, thotë se mungesa e barnave vjen nga vendimet dhe procedurat e parregullta të blerjes. 

“Kemi ardhur në një situatë ku ka mungesë të barnave. Por edhe aty ku ata vete e furnizojnë Ministria e Shëndetësisë ka mungesa”, thotë Bytyqi.

Buxheti për barnat e listës esenciale ishte më i lartë këtë vit, megjithatë vonesat në procedurat e prokurimit dhe hyrja enë fuqi e Ligjit të për Çmimet e Barnave kanë qenë disa nga shkaktarët më të mëdhenj të çrregullimit të furnizimit me barna në spitalet publike.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

maturantet sot mbyllet raundi i i i aplikimeve per ne universitete fazat e tjera 688f5067592be
Lajmi i mëparshëm

Maturantët, sot mbyllet raundi i I i aplikimeve për në universitete. Fazat e tjera..

rina balaj shkelqen me fustanin roze dhe canten luksoze hermes birkin ne setin e ri fotografik 688f537443e12
Lajmi i radhës

Rina Balaj shkëlqen me fustanin rozë dhe çantën luksoze Hermes Birkin në setin e ri fotografik

Të fundit nga

ShkoLartë