mund te kishte shkaktuar deme serioze kina akuzon shba ne per sulme kibernetike 68f4ecc72b93d

“Mund të kishte shkaktuar dëme serioze”, Kina akuzon SHBA-në për sulme kibernetike

October 19, 2025
1 minut lexim

Kina ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për kryerjen e sulmeve kibernetike ndaj qendrës kombëtare të kohës në Pekin, sulme që, sipas saj, mund të kishin shkaktuar dëme serioze në infrastrukturën kritike financiare dhe të telekomunikacionit.

Pekini ka shtuar paralajmërimet për spiunazh vitet e fundit, teksa marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera perëndimore janë përkeqësuar.

Autoritetet kineze pretenduan se kanë gjetur “prova të pakontestueshme” për përpjekjet e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së (NSA) për të hakuar Qendrën Kombëtare të Shërbimit të Kohës, mes viteve 2022 dhe 2024, sipas një deklarate të publikuar në llogarinë zyrtare në WeChat të Ministrisë së Sigurisë së Shtetit.

Kjo qendër është përgjegjëse për koordinimin e orëve në mbarë vendin, të cilat përdoren nga gjithçka, duke nisur nga serverët kompjuterikë, stacionet hekurudhore dhe rrjetet energjetike.

Ministria kineze e akuzoi NSA-në për shfrytëzimin e dobësive në shërbimin e mesazheve të një marke të paidentifikuar të telefonave celularë të huaj, me qëllim që të vidhte fjalëkalimet e punonjësve të qendrës së kohës.

Sulmet, sipas ministrisë, mund të kishin kishin rrezikuar rrjetet e energjisë, transportin dhe madje edhe nisjet hapësinore.

Autoritetet kineze kanë deklaruar se që atëherë kanë “ndërprerë zinxhirët e sulmit, kanë përmirësuar masat mbrojtëse dhe kanë eliminuar kërcënimet e mundshme”.

“Në vitet e fundit, SHBA-ja ka ndjekur në mënyrë agresive një hegjemoni kibernetike, duke shkelur vazhdimisht rregullat ndërkombëtare të hapësirës kibernetike”, tha ministria kineze.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve kinezë të jenë vigjilentë ndaj sulmeve të huaja dhe të raportojnë aktivitetet e dyshimta tek autoritetet.

Vendet perëndimore kanë akuzuar grupe hakerash, të cilët thuhet se mbështeten nga Kina, për kryerjen e një fushate globale të spiunazhit kibernetik ndaj figurave që janë kritike ndaj Pekinit, institucioneve demokratike dhe kompanive në sektorë të ndryshëm të ndjeshëm.

Uashingtoni tha vitin e kaluar se një aktor i sponsorizuar nga shteti kinez qëndronte pas një sulmi kibernetik në Departamentin amerikan të Thesarit.

Atëbotë, Pekini i cilësoi akuzat si “të pabaza”. /rel


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kina e akuzon shba ne per sulme kibernetike 68f4eb136c06e
Lajmi i mëparshëm

Kina e akuzon SHBA-në për sulme kibernetike

xheneta fetahu reagon pas intervistes emocionale cdo dhimbje sherohet faleminderit per dashurine me dhate 68f4f31325858
Lajmi i radhës

Xheneta Fetahu reagon pas intervistës emocionale: Çdo dhimbje shërohet, faleminderit për dashurinë më dhatë

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë