mulliqi po punojme qe amerika ta marre rolin primar ne negociatat kosove serbi 68755cedd2280

Mulliqi: Po punojmë që Amerika ta marrë rolin primar në negociatat Kosovë-Serbi

July 14, 2025
1 minut lexim

Gino Mulliqi, anëtar i Këshillit Shqiptaro-Amerikan sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka thënë se fakti që presidenti amerikan, Donald Trump po e përmend së fundmi çështjen Kosovë-Serbi, sipas tij është një gjë pozitive për ne.

Mulliqi tha se shqiptaro-amerikanët po punojnë që Amerika ta marrë rolin primar në negociatat Kosovë-Serbi.

“Vet fakti që presidenti Trump tash e një muaj, gjashtë javë po e përmend çështjen apo marrëveshjen Kosovë-Serbi dhe ndaljes së luftës Kosovë-Serbi, mendoj që është një gjë pozitive për ne”.

“Mendoj që ndoshta Amerika e ka kthyer pak edhe i ka ardhur radha edhe Kosovës që Amerika të marrë rolin primarë, në atë që edhe ne si shqiptaro-amerikan po punojmë në atë drejtim që Amerika të kthehet në tavolinën Kosovë-Serbi dhe ta marrë rolin primar në negociatat Kosovë-Serbi”, u shpreh ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nje tjeter goditje ne merkato nga ana e tiranes bardheblute prezantojne etienne tare 68755cea464bf
Lajmi i mëparshëm

Një tjetër goditje në merkato nga ana e Tiranës, bardheblutë prezantojnë Etienne Tare

zelensky propozon zgjatjen e ligjit ushtarak 68755e15abdeb
Lajmi i radhës

Zelensky propozon zgjatjen e ligjit ushtarak

Të fundit nga

ShkoLartë