muharremaj per bashkepunimin me qeverine smund te ankohem pervec sfides me kontraten kolektive 68c3496fb1b49

Muharremaj për bashkëpunimin me Qeverinë: S’mund të ankohem përveç sfidës me kontratën kolektive

September 12, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj e ka vlerësuar të mirë bashkëpunimin me Qeverinë Kurti.

Ai ka thënë se përveç sfidës me kontratën kolektive, që sipas tij janë përballë gjitha komunat, ka thënë se nuk ka ankesa.

Muharremaj ka thënë se vetëm për këtë kanë 16 milionë euro investime.

“Unë e respektoj institucionin e Republikës së Kosovës, kushdo që bëhet kryeministër dhe ministra i respektoj, sepse kanë dalë prej një organi shumë të lartë. Kam pas bashkëpunim shumë të mirë dhe kam marrë investime në Komunën e Suharekës, nuk ankohem. Përveç sfidës së Kontratës Kolektive që ka qenë për gjitha komunat, nuk mundem mu ankua, pasi që diku vetëm këtë vit kemi diku 16 milionë euro që jemi duke punuar në investime, stadiumi i qytetit, rruga që shkon për Brezovicë, një rrugë që shkon në viset malore, një rrugë që shkon për Bllacë një për Peçan”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debati” në Tëvë1.

Megjithatë ai ka dhënë kritika për ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për të cilin ka thënë se nuk ka qenë bashkëpunues. Madje siç ka thënë ai, Murati nuk përgjigjet as në telefon dhe nuk kthen as imellat zyrtare.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

netanyahu nga jeruzalemi kjo toke eshte e jona nuk do kete nje shtet palestinez 68c34883b89a2
Lajmi i mëparshëm

Netanyahu nga Jeruzalemi: Kjo tokë është e jona, nuk do ketë një shtet palestinez

frike nga kontrollet reperi i njohur heq dore nga koncertet amerikane 68c34a956466c
Lajmi i radhës

Frikë nga kontrollet? Reperi i njohur heq dorë nga koncertet amerikane

Të fundit nga

ShkoLartë