muhamed hoxha lufta kunder ndotjes se ajrit eshte prioriteti im nuk do te kete tolerance ndaj ndotesve 694e8d9409887

Muhamed Hoxha: Lufta kundër ndotjes së ajrit është prioriteti im, nuk do të ketë tolerancë ndaj ndotësve

December 26, 2025
1 minut lexim

Shkup, 26 dhjetor – Në ambientet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor u zhvillua një takim urgjent koordinues, në të cilin morën pjesë zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor-Ane Lashkoska, drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror për Mjedisin Jetësor-Ivana Ginovska, si dhe personat përgjegjës për cilësinë e ajrit në ministri.

Siç njoftojnë nga MMJPH, ministri Hoxha kërkoi nga drejtoresha Ginovska informacione lidhur me mbikëqyrjen e veprimtarisë së “Usje”-s, si dhe të kryhet mbikëqyrje ndaj veprimtarisë së të gjithë subjekteve të tjera juridike që posedojnë leje A të integruara, për të cilat është kompetente ministria.

“Qëllimi i kësaj procedure është që, së bashku me mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese, të shqyrtohet gjendja në terren lidhur me detyrimet që rrjedhin nga posedimi i këtyre lejeve mjedisore”.

“Njëkohësisht, nga personat përgjegjës është kërkuar raportim mbi zbatimin e masave aktuale për trajtimin e ndotjes së ajrit, si dhe janë dhënë detyra për të kontrolluar nivelin e zbatimit të tyre”.

“Ministri Hoxha theksoi në takim se ky është vetëm hapi i parë në një serë hapash që, si ministër, do t’i ndërmarrë për të adresuar këtë problem kompleks shumëdekadësh, për zgjidhjen e të cilit bëri thirrje për bashkëpunim dhe partneritet nga të gjithë ata që duan të ndihmojnë në reduktimin e ndotjes dhe sigurimin e një mjedisit më të pastër jetësor”, thuhet në njoftim.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

homazh institucional per alija izetbegoviqin prezantohet pulla postare per 100 vjetorin e lindjes 694e86779cea8
Lajmi i mëparshëm

Homazh institucional për Alija Izetbegoviqin: Prezantohet pulla postare për 100-vjetorin e lindjes

rama nis te marre forme teatri i ri kombetar hapesire ikonike per artin dhe kulturen 694e8f95e491c
Lajmi i radhës

Rama: Nis të marrë formë Teatri i ri Kombëtar, hapësirë ikonike për artin dhe kulturën

Të fundit nga

Emina Çunmulaj tregon arsyen pse e ndjek BBVK!

Modelja shqiptare Emina Çunmulaj, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale arsyen se pse e ndjek rregullisht formatin televiziv “Big Brother VIP Kosova”. Përmes një postimi në Instagram,
ShkoLartë