photo output 13

Muhamed Elmazi: Vitin e ardhshëm, shkollë e re për nxënësit e Matkës

September 16, 2025
1 minut lexim

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Sarajit, Muhamed Elmazi, ka reaguar me indinjatë ndaj gjendjes së rëndë të shkollës fillore në fshatin Matkë. Në një deklaratë publike, Elmazi e cilësoi shkollën si “dëshmi e gjallë e pakujdesisë dhe neglizhencës që vë në sprovë njerëzillëkun tonë”.

Elmazi ngriti pyetjen shqetësuese “Deri ku mund të shkojë kjo shpërfillje?”, duke denoncuar mungesën e investimeve dhe përkujdesjes institucionale për fëmijët e këtij komuniteti.

I prekur nga ajo që pa gjatë vizitës së tij, Elmazi premtoi me përgjegjësi të plotë se, nëse merr besimin e qytetarëve, vitin e ardhshëm nxënësit e Matkës do të mësojnë në një godinë të re shkollore.

Ky zotim vjen në kuadër të fushatës së tij, ku fokusi kryesor është përmirësimi i infrastrukturës arsimore dhe barazia në mundësi për të gjithë nxënësit e komunës së Sarajit.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

photo output 11
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti në T7: Unë dhe ekipi im nuk njohim humbje

e kishin rende ta kuptojne bdine artanin e kam mbeshtetur ka informacione qe eshte ne shqiperi mexhiti flet per rivalet e tij 68c9bb1931445
Lajmi i radhës

E kishin rëndë ta kuptojnë BDI’në – Artanin e kam mbështetur – Ka informacione që është në Shqipëri, Mexhiti flet për rivalët e tij

Të fundit nga

ShkoLartë