muhamed elmazi me falimenderim te posacem per bashkvendadit e tij 68f671f450bde

Muhamed Elmazi me falimenderim te posaçëm për bashkvendadit e tij

October 20, 2025
1 minut lexim

Me zemër plot mirënjohje dhe përulësi falënderoj çdo bashkëvendas që dje doli dhe dha besimin për ndryshim.

Kjo fitore është e juaja, e njerëzve që besuan se Saraji meriton më shumë, më mirë dhe më drejtë.

Zotohem se do të jem në shërbim të popullit me përkushtim të plotë, për t’i kthyer fjalët në vepra dhe premtimet në projekte që përmirësojnë jetën e çdo familjeje.

Faleminderit strukturave që qëndruan netë pa gjumë, duke dhënë gjithçka për këtë kauzë.

Faleminderit nënave që sakrifikuan kohën me fëmijët për të qenë pjesë e aktiviteteve tona, ju jeni zemra e këtij ndryshimi.

Faleminderit rinisë për energjinë, guximin dhe idealizmin që e mbushën çdo takim e çdo hap me shpresë.

Vlerësim i veçantë edhe për kundërkandidatin tim për një fushatë të denjë dhe të ndërtuar me respekt. Kjo është dëshmi se Saraji di të zgjedhë rrugën e demokracisë dhe të qytetarisë.

E tash, është koha që bashkë ta ndërtojmë Sarajin që e ëndërrojmë me dashuri, përkushtim dhe besim tek njëri-tjetri.

Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të bukur për të gjithë ne.

Na priftë e mbara!

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kumanova shkon ne raund te dyte mes dimitrievskit dhe stiojkovskit 68f6714ee9e87
Lajmi i mëparshëm

Kumanova shkon në raund të dytë mes Dimitrievskit dhe Stiojkovskit

nderkombetaret trysni per zgjedhjen e kreut te spak kryetarja e klp hedh poshte aludimet zbulon porosite na eshte thene qe nese 68f6737ce06b8
Lajmi i radhës

Ndërkombëtarët trysni për zgjedhjen e kreut të SPAK? Kryetarja e KLP hedh poshtë aludimet, zbulon porositë: Na është thënë që nëse…

Të fundit nga

ShkoLartë