muhamed ali reagon pas djegies se deponise ne shuto orizare ne shume raste i informuam institucionet pergjegjese asnje reagim 6861877d14911

Muhamed Ali reagon pas djegies së deponisë në Shuto Orizare: Në shumë raste i informuam institucionet përgjegjëse, asnjë reagim!

June 29, 2025
min lexim

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza Muhamed Ali ka reaguar pas djegies së deponisë në Shuto Orizare, transmeton TV21. Në reagim, thekson se në shumë raste ka informuar institucionet përgjegjëse por se nuk ka pasur asnjë reagim. Tutje potencon se “Problemi me këtë deponi të paligjshme ka zgjatur prej kohësh dhe paraqet një kërcënim real për shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve, si dhe një barrë serioze operative për Brigadën e zjarrëfikësve, e cila shpesh është e angazhuar në të njëjtin vend”.

Kumtesa e plotë.

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali, gjatë javës së kaluar, nëpërmjet Sektorit të Operacioneve dhe Koordinimit në Qendrën për Menaxhim, me kriza, vazhdimisht ka dërguar kërkesa zyrtare te institucionet kompetente – Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Shuto Orizarës, me qëllim që të ndërmarrin aktivitete specifike për të zgjidhur problemin me deponinë e paligjshme që digjet në zonën e Komunës së Shuto Orizarës. Kërkesa e fundit u dërgua këtë mëngjes, si përgjigje urgjente ndaj zjarreve të përsëritura.

Gjatë javës së kaluar, Brigada e Mbrojtjes nga Zjarri e Qytetit të Shkupit ndërhyri disa herë për të shuar një deponi të paligjshme që digjej në të njëjtin vend.

Gjatë ditës së djeshme, Brigada e Mbrojtjes nga Zjarri e Qytetit të Shkupit ndërhyri dy herë përsëri në të njëjtin vend, pas së cilës Qendra për menaxhim me kriza dërgoi një kërkesë të re për masa urgjente – duke përfshirë vendosjen e mbikëqyrjes, mbulimin e materialit të ndezshëm dhe ndalimin e hedhjes së mëtejshme të mbeturinave.

Problemi me këtë deponi të paligjshme ka zgjatur prej kohësh dhe paraqet një kërcënim real për shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve, si dhe një barrë serioze operative për Brigadën e zjarrëfikësve, e cila shpesh është e angazhuar në të njëjtin vend.

Sot, gjatë një rindezjeje, zjarri u përhap në Hotelin New Star, si dhe në shtëpitë përreth, duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.

Qendra e Menaxhimit të Krizave u bën thirrje të gjitha institucioneve kompetente që urgjentisht të ndërmarrin hapa konkretë dhe t’i japin fund problemit me deponitë e paligjshme, të cilat paraqesin një rrezik të menjëhershëm për mjedisin dhe shëndetin publik”.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

taylor swift e travis kelce mbajne duart gjate nje takimi ne mbremje 6861838002cd8
Lajmi i mëparshëm

Taylor Swift e Travis Kelce mbajnë duart gjatë një takimi në mbrëmje

zjarret ministria e mbrojtjes 20 vatra jane shuar dy ende aktive ne vlore dhe bulqize nderhyrje edhe me helikopter 6861960473a39
Lajmi i radhës

Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 20 vatra janë shuar, dy ende aktive në Vlorë dhe Bulqizë, ndërhyrje edhe me helikopter

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë