mucunski statusi i liqenit te ohrit si trashegimi kulturore dhe natyrore boterore eshte ruajtur 686fb3c928e35

Mucunski: Statusi i Liqenit të Ohrit si trashëgimi kulturore dhe natyrore botërore është ruajtur

July 10, 2025
1 minut lexim

Statusi i Liqenit të Ohrit si trashëgimi kulturore dhe natyrore botërore është ruajtur. Ky sukses është rezultat i diplomacisë aktive, të përkushtuar dhe të koordinuar, në bashkëpunim me partnerët dhe miqtë tanë nga bashkësia ndërkombëtare, deklaroi sot në Qeveri ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunksi.

Ministri theksoi se që nga dita e parë, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, në mënyrë aktive është përfshirë në proces.

“Së bashku treguam se ka vullnet të qartë, koordinim dhe qasje përgjegjëse – rezultatet janë të pashmangshme. Kemi zhvilluar biseda intensive, kemi zbatuar konsultime diplomatike dhe kemi ndërtuar pozita të përbashkëta me shtetet-anëtare të Komitetit për trashëgiminë botërore”, tha Mucunski.

Ai theksoi se gjendja që autoritetet e reja e trashëguan ishte rezultat i viteve të neglizhencës, menaxhimit të papërgjegjshëm dhe mungesës së masave thelbësore nga ana e qeverisë së mëparshme.

“Në vend të parandalimit dhe përgjegjësisë, lanë një problem që kërkonte zgjidhje urgjente. Qasja jonë ishte ndryshe – jo deklarative, por të përkushtuar dhe të fokusuar në rezultate”, tha shefi i diplomacisë.

Mucunski theksoi se ruajtja e statusit është vetëm hapi i parë, mbetet obligimi për të siguruar mbrojtje afatgjate, menaxhim të qëndrueshëm dhe përsëri të ndërtohet besimi në institucionet dhe kapacitetin e shtetit për tu kujdesur për trashëgiminë e tij më të çmuar natyrore dhe kulturore.

Ai shprehu mirënjohje për ekipin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme – „për profesionalitetin e tyre, sakrificën dhe punën e heshtur, por kyç prapa skenës”, që kontribuoi në këtë vendim të UNESKO-s, i cili, siç tha ai, ka një rëndësi të madhe për ne si shtet.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

fetai ne vetem dy jave kemi bere me shume se sa te tjeret ne dy dekada 686fb1701721f
Lajmi i mëparshëm

Fetai: Në vetëm dy javë, kemi bërë më shumë se sa të tjerët në dy dekada

ndalohen tre shtetas te huaj dyshohen per zjarrvenie te qellimshme ne rajonin e shkupit 686fb8d8c511c
Lajmi i radhës

Ndalohen tre shtetas të huaj, dyshohen për zjarrvënie të qëllimshme në rajonin e Shkupit

Të fundit nga

ShkoLartë