mucunski shprehu shqetesim per incidentin e armatosur ne uashington maqedonia qendron se bashku me shba ne ne mbrojtje te sigurise publike 69ee54619697c

Mucunski shprehu shqetësim për incidentin e armatosur në Uashington: Maqedonia qëndron së bashku me SHBA-në në mbrojtje të sigurisë publike!

April 26, 2026
1 minut lexim

Pas incidentit të armatosur që ndodhi mbrëmë gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington, reagimet nuk kanë pushuar.

Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, shprehu shqetësim të thellë për incidentin e armatosur që ndodhi gjatë këtij eventi.
Në një postim në rrjetin social X, ai theksoi se dhuna nuk ka vend në shoqëritë demokratike, pavarësisht nëse ajo drejtohet ndaj liderëve të zgjedhur, zyrtarëve publikë, gazetarëve apo qytetarëve.

Ai gjithashtu theksoi se është lehtësim që presidenti amerikan Donald Trump, zonja e parë dhe pjesëmarrësit e tjerë në ngjarje janë të sigurt, ndërsa uroi shërim të shpejtë për pjesëtarin e plagosur të Shërbimit Sekret.

Mucunski shtoi se Maqedonia qëndron përkrah Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mbrojtje të demokracisë, sigurisë publike dhe parimeve mbi të cilat ndërtohen shoqëritë e lira.

“Incidenti në Uashington ka nxitur reagime nga shumë përfaqësues ndërkombëtarë dhe ka rihapur debatin për sigurinë në ngjarjet publike politike në SHBA. Jam thellësisht i shqetësuar nga sulmi i mbrëmshëm gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington, D.C. Dhuna nuk ka vend në jetën demokratike – as kundër liderëve të zgjedhur, zyrtarëve publikë, gazetarëve apo qytetarëve. Ndjehem i lehtësuar që Presidenti Donald Trump, Zonja e Parë dhe të gjithë të pranishmit janë të sigurt, dhe uroj shërim të shpejtë për oficerin e Shërbimit Sekret të plagosur. Maqedonia qëndron përkrah SHBA-së në mbrojtje të demokracisë, sigurisë publike dhe parimeve që e bëjnë të fortë një shoqëri të lirë”, ka shkruar Mucunski.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

tre atentatet ndaj donald trump ne me pak se 2 vjet pasojat ne politiken amerikane 69ee4ac8053e4
Lajmi i mëparshëm

Tre atentatet ndaj Donald Trump në më pak se 2 vjet, pasojat në politikën amerikane

inspektorati shteteror i punes vendi i ndertimit ne kisella voda ku vdiq nje punetor nuk ishte i mbrojtur 69ee55ac7648c
Lajmi i radhës

Inspektorati Shtetëror i Punës: Vendi i ndërtimit në Kisella Voda, ku vdiq një punëtor, nuk ishte i mbrojtur

Të fundit nga

ShkoLartë