mucunski po hedhim themelet per bashkepunim me te thelle ekonomik dhe tregtar me polonine 69c4098fe1199

Mucunski: Po hedhim themelet për bashkëpunim më të thellë ekonomik dhe tregtar me Poloninë

March 25, 2026
1 minut lexim
IMG 5873

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot, me ftesë të Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Polonisë, Radoslav Sikorski, zhvilloi një vizitë pune në Varshavë, Poloni.

Në takimin me mikpritësin e tij, Ministri Mucunski shprehu kënaqësi për nivelin e lartë të zhvillimit të marrëdhënieve në mes dy vendeve, të cilat janë vendosur fort në një rrugë pozitive, si dhe për miqësinë e sinqertë dhe vlerat e përbashkëta që të dy vendet i kanë kultivuar për më shumë se tre dekada.

Ai theksoi se kjo përfaqëson një bazë të fortë për rritje të vazhdueshme dhe përmirësim të bashkëpunimit të përgjithshëm.
Të dy ministrat ranë dakord që në periudhën e ardhshme, fokus i rëndësishëm do të vendoset në thellimin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e shkëmbimit tregtar dhe tërheqjen e investimeve të reja polake në vend.

Një pjesë e rëndësishme e bisedimeve iu kushtua procesit të integrimit evropian, me ç’rast Ministri Mucunski falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme polake.

Ai theksoi se Polonia është një nga mbështetëset më të qëndrueshme dhe më të zëshme të politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke treguar angazhimin e saj aktiv në disa formate, duke përfshirë Grupin e Vishegradit, Grupin e Miqve të Zgjerimit dhe Trekëndëshin e Vajmarit.

Burimi: lajmpress.org

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

analisti kroat demanton pretendimet e vuciqit armatosja e serbise nuk con ne asgje te mire 69c3fcf195228
Lajmi i mëparshëm

​Analisti kroat demanton pretendimet e Vuçiqit: Armatosja e Serbisë nuk çon në asgjë të mirë

Të fundit nga

ShkoLartë