mucunski ne takim me gerapetritis ne fokus bashkepunimi dypalesh ekonomia dhe investimet 6880c00a2d16c

Mucunski në takim me Gerapetritis – në fokus bashkëpunimi dypalësh, ekonomia dhe investimet

July 23, 2025
1 minut lexim

Athinë, 23 korrik – Përshëndetje nga Athina – bashkëpunimi dypalësh, ekonomia dhe investimet në fokus, shkroi në Instagram ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski pak para takimit me homologun e tij grek Jorgos Gerapetritis në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

large

Në ndërtesën e Ministrisë greke të Punëve të Jashtme, e cila ndodhet në qendër të Athinës, përballë Parlamentit, valëvitet flamuri i Maqedonisë së bashku me atë të Greqisë, ndërsa ministri i Punëve të Jashtme mbërriti në këmbë dhe u prit në hyrje nga Gerapetritis.

Vizita e sotme është vizita e parë pune e Mucunskit në Athinë, ndërsa pas takimit, në orën 14:00 sipas kohës lokale, të dy ministrat do të japin deklarata për mediat.

large

Ministri i Punëve të Jashtme në postimin në Instagram, të shoqëruar me një foto nga para parlamentit grek, informoi se pas takimit në MPJ-në greke, së bashku me drejtorin e ZZHTI-së, Goce Dimovski, do të takohen me menaxhmentin e kompanisë greke “Rontis”, e cila tashmë po investon dhe operon me sukses në tregun tonë. Mucunski iu referua edhe aktiviteteve të ardhshme, siç shkro, të rëndësishme.

large

– Учество на министерски состанок во Истанбул, каде што на покана на турскиот министер за надворешни работи, Хакан Фидан, ќе се сретнеме со колегите од целиот регион. А неделата е резервирана за Илинденската коњаница во славното и патриотско Горно Лисиче, напиша Муцунски. ср/вг/

“Pjesëmarrje në një takim ministror në Stamboll, ku, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, do të takohemi me kolegët nga i gjithë rajoni. Ndërsa e diela është e rezervuar për Kalorësinë e Ilindenit në Lisice të Epërme të lavdishme dhe patriotike, shkroi Mucunski. 

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

temperaturat ekstreme autoritetet me rekomandime per qytetaret 6880bb20a1ea6
Lajmi i mëparshëm

Temperaturat ekstreme, autoritetet me rekomandime për qytetarët

si lejohej te ngiste makinen nje 81 vjecar i semure i riu vdiq pasi u perplas nga nje i moshuar nena e 22 vjecarit flet nena e tij 6880c9a650b3e
Lajmi i radhës

“Si lejohej të ngiste makinën një 81-vjeçar i sëmurë?!”- I riu vdiq pasi u përplas nga një i moshuar, nëna e 22-vjeçarit, flet nëna e tij

Të fundit nga

ShkoLartë