mucunski ne londer ne biseda per perforcimin e bashkepunimit politik dhe ekonomik me mbreterine e bashkuar 68773f498bb4e

Mucunski në Londër në biseda për përforcimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik me Mbretërinë e Bashkuar

July 16, 2025
1 minut lexim

Shkup, 16 korrik – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, me ftesë të sekretarit shtetëror për punë të jashtme, Dejvid Lami, prej sot do të qëndrojë për vizitë treditëshe në Mbretërinë e Bashkuar.

Siç kumtoi MPJTJ, në kuadër të vizitës, përveç takimit me nikoqirin e tij, sekretarin Lami, është parashikuar që Mucunski të takohet edhe me nënsekretarin shtetëror parlamentar dhe ministër për shërbime, biznese të vogla dhe eksport në Ministrinë për biznes dhe tregti, Garet Tomas. Gjithashtu, në forumin e biznesit të organizuar nga Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Londër, ministri do t’i prezantojë potencialet ekonomike dhe mundësitë për investime në vend para disa kompanive britanike.

Në parlamentin britanik, ministri Mucunski do të realizojë takim me anëtarët e Grupit parlamentar për bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa në think-thenkun me renome “British Foreign Policy Group”, do të mbajë fjalim dhe diskutim me temën roli i Maqedonisë së Veriut në sigurinë euroatlantike dhe stabilitetin rajonal”, qëndron në kumtesë.

Qëllimi i vizitës, siç u tha nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jshtme, është intensifikimi i marrëdhënieve të përgjithshme dypalëshe duke forcuar dialogun politik dhe duke thelluar bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve, veçanërisht pas nënshkrimit të marrëveshjes së partneritetit të investimeve. Fokusi i bisedimeve do të jetë në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe, integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE, si dhe shkëmbimin e pikëpamjeve mbi çështjet kryesore rajonale, evropiane dhe globale.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjykata supreme i lejon donald trump te pushoje nga puna gati 1400 punonjes te departamentit te arsimit 68773c191510d
Lajmi i mëparshëm

Gjykata Supreme i lejon Donald Trump të pushojë nga puna gati 1,400 punonjës të Departamentit të Arsimit

temperaturat maksimale sot ne kosove deri ne 32 grade celsius ne disa vende mund te kete edhe shi 6877430992b85
Lajmi i radhës

Temperaturat maksimale sot në Kosovë deri në 32 gradë Celsius, në disa vende mund të ketë edhe shi

Të fundit nga

ShkoLartë