mucunski investime infrastrukture jete me e mire politike e jashtme qe sjell rezultate 687fdf1ae6f46

Mucunski: Investime, infrastrukturë, jetë më e mirë – Politikë e jashtme që sjell rezultate

July 22, 2025
1 minut lexim

Shkup, 22 korrik – Me Marrëveshjen për Partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar hapen mundësi të reja për projekte reale që do të ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve: hekurudhë me shpejtësi të lartë, spitale të reja, rrugë dhe infrastrukturë teknologjike më të mirë, tha, ndër të tjera, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, i cili në një video të postuar në rrjetet e tij sociale flet për përfitimet specifike nga Marrëveshja.

“Fjalët nuk janë të mjaftueshme. Rezultatet janë ato që vlejnë: puna, zhvillimi, jeta më e mirë”, tha Mucunski.

Ai theksoi se nuk premtojnë, por i përmbushin, duke theksuar se qëllimi përfundimtar është që të rinjtë të qëndrojnë në vend, që të hapen mundësi të reja për investitorët dhe që qytetarët të fitojnë një cilësi më të mirë jetese.

“Kjo nuk është politikë – kjo është çështje për të ardhmen”, tha Mucunski.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gashi takim te vecante me diasporen shqiptare ne tetove mirenjohje te thelle per kontributin e tyre 687fda2ef12a9
Lajmi i mëparshëm

Gashi takim të veçantë me diasporën shqiptare në Tetovë: Mirënjohje të thellë për kontributin e tyre

efikasiteti i energjise gonzato be i beson qeverise shqiptare zbatimin e programit 50 milione euro 687fe87ba8085
Lajmi i radhës

Efikasiteti i energjisë, Gonzato: BE i beson qeverisë shqiptare zbatimin e programit 50 milionë euro

Të fundit nga

ShkoLartë