mucunski hoxha ne pervjetorin e tragjedise se kocanit shqiperia qendron prane institucioneve dhe qytetareve te maqedonise se veriut 69b7ddf2bd244

Mucunski-Hoxha: Në përvjetorin e tragjedisë së Koçanit Shqipëria qëndron pranë institucioneve dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut

March 16, 2026
1 minut lexim

Ministri i Jashtëm dhe i Tregtisë së Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski njofton se ka realizuar një bisedë telefonike me homologun e tij nga Shqipëria, Ferit Hoxha.

Gjatë bisedës është riafirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në bisedë, konfirmuam kënaqësinë tonë të ndërsjellë për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe midis dy vendeve, duke theksuar gatishmërinë tonë për t’i përmirësuar ato më tej.

Diskutuam gjithashtu perspektivën evropiane të dy vendeve dhe aktivitetet e përbashkëta në rrugën drejt Bashkimit Evropian, si dhe projektin e Korridorit 8, i cili përfaqëson një prioritet të përbashkët me rëndësi për të dy vendet, lidhjen dhe zhvillimin rajonal.
Theksova veçanërisht rëndësinë e pakicës kombëtare maqedonase në Shqipëri, e cila përfaqëson një urë të rëndësishme miqësie dhe kontribuon më tej në thellimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Diskutuam gjithashtu për Liqenin e Ohrit, detyrimet që rrjedhin nga UNESCO, si dhe përgjegjësinë tonë të përbashkët për mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të rajonit“, shkruan Mucunski në profilin e tij në Facebook.

Ndërsa ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha në profilin e tij në rrjetin social X shkruan se për Shqipërinë, Maqedonia e Veriut nuk është vetëm një vend fqinj dhe mik, por edhe një aleat i çmuar i NATO-s dhe një partner i ngushtë rajonal.

Në përvjetorin e tragjedisë në Koçan, përsërita solidaritetin tonë dhe angazhimin e fortë të Shqipërisë për të qëndruar pranë institucioneve dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në momentet që kërkojnë solidaritet, mbështetje të ndërsjellë dhe bashkëpunim më të fortë rajonal”, shkruan Hoxha.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

irani ndermerr masa per te parandaluar protestat anti qeveritare 69b7d81665090
Lajmi i mëparshëm

Irani ndërmerr masa për të parandaluar protestat anti-qeveritare

kush u vesh me bukur ne oscar emma stone nicole kidman kylie jenner kate hudson apo rose byrne 69b7df979a8a8
Lajmi i radhës

Kush u vesh më bukur në Oscar: Emma Stone, Nicole Kidman, Kylie Jenner, Kate Hudson apo Rose Byrne

Të fundit nga

ShkoLartë