msh pezullon perkohesisht procedurat e punesimit te punonjesve shendetesore per shkak te zgjedhjeve 689d0d8f8a59f

MSH pezullon përkohësisht procedurat e punësimit të punonjësve shëndetësorë për shkak të zgjedhjeve

August 14, 2025
1 minut lexim

Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar se punonjësit aktual shëndetësor në spitalin e Tetovës kanë kontrata valide deri në fund të vitit 2025 dhe se është marrë pëlqim pozitiv për punësimin e tyre me vendime.

Reagimi vjen pasi nga Aleanca për Shqiptarët thanë se premtimet e ministrit Azir Aliu për punësimin e punonjësve shëndetësor është vetëm shantazh dhe premtim, pasi me ligj tani ndalohen punësimet shkaku i zgjedhjeve lokale.

Sipas Ministrisë, të gjithë punonjësit aktualë kanë kontrata të vlefshme pune me kohë të caktuar deri më 31 dhjetor 2025. Po ashtu, është siguruar pëlqimi nga Ministria e Financave për punësimet në këtë institucion, ndërsa si dëshmi është paraqitur edhe dokumentacion përkatës, i cili hedh poshtë pretendimet se Fondi për Sigurim Shëndetësor ka dhënë përgjigje negative.

“Konkurset për punësim janë shpallur, dhe testimet e kandidatëve janë zhvilluar më 7 gusht 2025, e jo “para 10 ditësh” siç është raportuar në disa media. Procedura e punësimeve është aktualisht e pezulluar për shkak të shpalljes së zgjedhjeve lokale, por Ministria thekson se menjëherë pas përfundimit të tyre procesi do të vazhdojë deri në përfundim dhe të gjithë kandidatët do të marrin vendimet përkatëse. Përhapja e njoftimeve të pabazuara dhe përdorimi i informacionit të rremë po dëmton Ministrinë e Shëndetësisë si institucion dhe po krijon panik të panevojshëm te punonjësit e Spitalit Klinik të Tetovës, të cilët çdo ditë kujdesen për shëndetin e bashkëqytetarëve tanë”,  thuhet në reagimin e Ministrisë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

europa e bashkuar para takimit trump dhe putin per ukrainen 689d0d17ca472
Lajmi i mëparshëm

Europa e bashkuar para takimit Trump dhe Putin për Ukrainën

kurseni rryme me keto kater truke gjate perdorimit te makines larese 689d0f33783f0
Lajmi i radhës

Kurseni rrymë me këto katër truke gjatë përdorimit të makinës larëse

Të fundit nga

ShkoLartë