msh kemi siguruar 2000 maska per banoret e trubareves 68c5e2b160ed2

MSH: Kemi siguruar 2,000 maska për banorët e Trubarevës

September 13, 2025
1 minut lexim

Pas zjarrit që ka shpërthyer në fabrikën e mbetjeve teknologjike në Trubarevë të Shkupit, nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se kanë siguruar 2,000 maska mbrojtëse për banorët, pas ndotjes së ajrit.

“Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me Institutin e Shëndetit Publik, ka siguruar 2.000 maska mbrojtëse N95, të cilat sonte do të shpërndahen për banorët e fshatit Trubarevë të Shkupit. Maskat janë vënë në dispozicion nga Klinika Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, ndërsa shpërndarja do të realizohet me mbështetjen e ekipeve nga ndërmarrjet publike dhe Komuna e Gazi Babës. Me këtë masë sigurohet mbështetje në kohë për popullsinë lokale, me qëllim uljen e ekspozimit të drejtpërdrejtë ndaj ajrit të ndotur të shkaktuar nga zjarri.Në terren janë të pranishme edhe dy automjete të ndihmës së shpejtë, të gatshme të ndërhyjnë dhe të ofrojnë ndihmën e duhur shëndetësore si për zjarrfikësit, ashtu edhe për qytetarët nëse paraqitet nevoja.”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arifi beselidhja aleanca kombetare per integrim ne likove nis rrugetimin drejt fitores 68c5e21148d27
Lajmi i mëparshëm

Arifi: Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim në Likovë nis rrugëtimin drejt fitores

eksplozivi ne hotelin e njohur si biznes i vangjush dakos policia del me njoftim zyrtar 68c5e414e854d
Lajmi i radhës

Eksplozivi në hotelin e njohur si biznes i Vangjush Dakos, policia del me njoftim zyrtar

Të fundit nga

ShkoLartë