msh investim rekord prej mbi 205 milione euro per modernizimin e shendetesise 6876888033a67

MSH: Investim rekord prej mbi 205 milionë euro për modernizimin e shëndetësisë

July 15, 2025
1 minut lexim

Shkup, 15 korrik – Ministria e Shëndetësisë po punon intensivisht në forcimin e ndjeshëm të shëndetësisë publike përmes rindërtimit sistematik, zgjerimit dhe ndërtimit të objekteve shëndetësore, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për pacientët dhe stafin mjekësor, si dhe për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në të gjithë vendin.

Në Shtip, planifikohet vazhdimi i plotë i ndërtimit të Spitalit Klinik, pasi Ministria e ka ndërprerë kontratën e mëparshme për shkak të mosrealizimit të obligimeve nga ana e kontraktorit. Projekti i ri do të përfshijë ndërtimin dhe pajisjen e objektit spitalor, Fakultetit të Mjekësisë, konviktit studentor, infrastrukturën e plotë dhe parkimin, me një investim total prej 147.65 milionë euro”

Në Tetovë, është paraparë ndërtimi i dy pavijoneve të reja për shërbime të specializuara si onkologji, infektologji, dermatologji, psikiatri dhe gjinekologji, si dhe rinovimi i blloqeve ekzistuese kirurgjikale dhe internistike dhe rregullimi i plotë infrastrukturor dhe hapësinor, me një vlerë totale prej 40 milionë euro.

Në Kërçovë, pas një vlerësimi teknik dhe funksional të detajuar, do të ndërtohet një spital i ri i përgjithshëm në një lokacion të ri, i cili do të shërbejë si qendër shëndetësore rajonale për zonën më të gjerë. Objekti i ri do të jetë bashkëkohor, efikas në aspektin energjetik dhe tërësisht i pajisur, me një vlerë prej 18 milionë euro.

Përveç ndërhyrjeve ndërtimore, projektet përfshijnë edhe blerjen e pajisjeve më moderne mjekësore dhe jo-mjekësore. Vlera totale e investimit arrin mbi 205 milionë euro.

“Këto projekte janë pjesë e vizionit për një shëndetësi moderne, të qasshme dhe funksionale, ku çdo pacient do të marrë shërbim shëndetësor cilësor dhe në kohë, ndërsa personeli mjekësor do të punojë në një ambient të sigurt dhe bashkëkohor”, bëhet e ditur në kumtesën e MSH-së.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

88d89cb4 eab0 418d bc08 9646d94b47a7
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Miratimi i ligjit për Medresenë “Isa Beu” është fitore për arsimin dhe identitetin tonë

zberthimi i matrix cfare do te prodhoje softa aty mund te kemi komunikime mbi fatin e ervis martinajt dhe talo celes 687691e0ead26
Lajmi i radhës

Zbërthimi i “Matrix”, çfarë do të prodhojë? Softa: Aty mund të kemi komunikime mbi fatin e Ervis Martinajt dhe Talo Çelës

Të fundit nga

ShkoLartë